Shkoder, kapet i riu, kercenoi me arme policin
SHKODER- Një 35 vjeçar është arrestuar në flagrance nga drejtoria e policisë së qarkut Shkodër, pasi ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin me iniciale S. D., 37 vjeç, efektiv i Drejtorisë së Policisë Shkodër. 35 vjecari i identifikuar si Helidon Marku, banues ne lagjen « Skënderbeg », i dënuar edhe me pare, akuzohet për “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” Në lidhje me këtë ngjarje u kryen veprimet e duhura proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Helidon Marku iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor. Po ditën e djeshme policia e Shkodrës ka ndaluar një person dhe ka shpalluar në kërkim 2 të tjerë, të cilët goditën me mjete të forta një 60 vjecar. I arrestuari është identifikuar si Edmir Biçaku 35 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)