Rama: Kolegji të japë drejtësi, u përmbys rezultati në tavolinë
TIRANE- Kryetari i PS-së e quajti një "turp" seancën e sotme parlamentare ku kryeministri Berisha u bë avokat i vjedhjes së rezultatit në tavolinë. Ndërsa dy deputetët socialistët, Kastriot Islami dhe Andis Harasani të cilët ishin të pranishëm në Kuvend duke thyer vendimin e grupit parlamentar për të bojkotuar seancën ishin pjesë e këtij turpi. Rama i kërkon gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor të ngrihen mbi çdo presion e interes e të vënë drejtësinë në vend.
Në një dalje për shtyp pak orë pas mesditës, Rama nga selia rozë deklaroi se më 8 maj Partia Socialiste mori një mandat për të qeverisur 3/4 e vendit, ndërkohë që duke iu referuar fitores në Kavajë tha se “Saliu humbi bastionin ku për 20 vjet ishte zgjedhur deputet. ”Rama e quajti “turp” dhe “broçkulla” deklaratën e kryeministrit Berisha në seancën e sotme parlamentare. "Berisha- tha Rama u bë avokat i vjedhjes të fitores në Tiranë edhe në foltoren e kuvendit”.
“Turp mbi të gjitha turp për këtë vend, që ka atë Kuvend dhe këtë kryeministër. Gjuha e presionit dhe kërcënimi ndaj opozitës është një konstante sidomos pas humbjes therëse të Saliut por nuk na bën përshtypje përkundrazi na rrit vendosëmërinë dhe forcon këmbënguljen tonë për t’i shkuar deri në fund betejës që nuk është thjesht një mandat që kërkohet të vidhet në tavolë por betejë për demokracinë”. – nënvizoi Rama.
Rama quajti gjithashtu "të turpshme” çdo referencë lidhur me Kolegjin Zgjedhor dhe presidentin që kryeministri bëri nga foltorja e kuvendit. Sipas Ramës “vjedhja e hapur” që ndodhi në KQZ të cilën Rama e quan "Komisioni Qendror i Vjedhjejeve", është "provë se Saliu jo vetëm që nuk ndryshon por dhe që kauza 2 vjecare e socialistëve ka qenë thellësisht e drejtë".
“Përmbysja në tavolionë e rezultatit është një qëllim i vetëshpallur i tij. Sot Saliu flet e stërflet për të drejtën e votës, të cilën vetë ai e ka shkelur historikisht dhe e shtypi për dy vjet rresht dhe vazhdoi ta vjedhë sot duke u përpjekur të ndryshojë rregullat e lojës në fund të lojës”.
Rama tha se procesi zgjedhor në dy pjesë të tij është i qartë dhe cdo mik ndërkombëtar e shqiptar e sheh. “Bindja jonë ështe se bota demokratike nuk e gëlltit dot këtë gjellë të pistë që gatuan Saliu në kuzhinë. Jemi të bindur se Tirana nuk do bëhet pjesë e menysë së tavolinës së oborrit të Saliut ku shqyen përditë copa të Shqipërisë, pa asnjë përpjekje për të fshehur synimin e hapur të grabitjes së këtij vendi.". Sipas tij farsa e numërimit, kabinalizmi i votave, dhe domosodoshmëria që drejtësia të bëjë drejtësi mbështetet dhe nga ndërkombëtarët.
Rama mbylli deklaratën duke i bërë thirrje Kolegjit Zgjedhor të vendosë me drejtësi “Presim që drejtësia të bëjë drejtësi gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor të ngihen mbi çdo presion dhe interes tjetër që në këtë moment nuk mundet në asnjë mënyë të prevalojë mbi interesin kombëtar“
(s.gera/BalkanWeb)