Partnerja fle me vellain e Territ vetevritet lojtari
Kthehet te flase serish familja Terri. Kesaj radhe eshte djali me i madh qe i sjell telashet. Pas arrestimit te prinderve me akuzat e vjedhjes dhe shperndarjes se droges vjen radha e Polit. Nje futbollist i Rashden dhe Dajmonds skuader e kategorise se katert ne Angli eshte vetevrare per shkak te nje tradhtie te se fejuares se tij me vellain e Xhon Territ. Dejl Roberts portieri 24-vjecar eshte gjetur i vdekur ne shtepine e tij te merkuren ne mbremje. Tradhtia e partneres 25-vjecare Lindsi Kouen ka qene e paperballueshme per Roberts aq me teper kur mesoi lajmin se ajo kishte shkuar me nje shokun e tij te skuadres. Pol ishte nje mik i dy te rinjve dhe vizitonte shpesh shtepine e Dejl Roberts.