Flamurtari Artan Sakaj drejt Kines
Kapiteni i Flamurtarit Artan Sakaj mund te veshe fanellen e ekipit kinez Heman Konstriaksion qe perfaqeson qytetin Xhaunsu me 5 milione banore. Ekipi Henan i cili militon ne Kategorine Superiore te kampionatit kinez aktualisht ndodhet ne vend te peste ne klasifikim. Ky lajm eshte bere i ditur nga vete lojtari i cili konfirmon se para dy ditesh ka marre nje e-mail nga kreret e klubit kinez. Keta te fundit i kane komunikuar kapitenit te Flamurtarit se jane te interesuar per te negociuar per afrimin e tij te Henan. Vete Sakaj eshte shprehur i kenaqur per kete interesim por pohon se cdo gje varet nga ecuria e Flamurtarit kete sezon. Ne rast se vlonjatet do te vazhdojne te kryesojne me gjasa ai nuk do te largohet deri ne fund te sezonit.