Blanko me valixhe ne dore ja kandidatet per Dinamon
Dhe kjo do te mund te ndodhe me 23 dhjetor ne mbarim te ndeshjes me Vllaznine ne stadiumin kombetar Qemal Stafa. Tashme drejtuesit e Dinamos kane nisur dhe punen per gjetjen e zevendesuesit teksa jane shtuar dhe kandidaturat e mundshme per pankinen blu. Ne fakt diskutohej si e sigurt kandidatura e Sulejman Staroves per te cilin ishin pro dhe tre nga kater donatoret e Dinamos. Por presidenti Sulaj dhe nje pjese e mire e lojtareve blu nuk eshte se e shohin me sy te mire ardhjen e ketij trajneri te kampionet ndonese ende nuk eshte thene fjala e fundit. Dhe tashme kane dale dy kandidatura te tjera. E para eshte e Shpetim Duros trajneri i cili fitoi Kupen e Shqiperise me Besen sezonin e kaluar dhe qe ka qene pjese e Dinamos ne fundin e sezonit 1999-2000. Nese nuk do te ishte eliminuar asokohe nga Teuta ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise teksa durrsaket fituan ne ndeshjen e kthimit ne Qemal Stafa 2-1 ai mund ti kishte dhene trofe Dinamos dhe mund te vazhdonte dhe me gjate me ate skuader. Megjithate tashme gjerat kane ndryshuar dhe Duro qe njeh mire dhe pjesen me te madhe te lojtareve aktuale te Dinamos mund te jete shume me prane pankines se bluve se sa Starova. Alternativa e fundit eshte brenda llojit teksa behet fjale per drejtorin e Akademise se Dinamos Ilir Daja i cili ditet e fundit ka dale shpesh ne media duke bere opozitarin per vendimin qe ka marre Keshilli i Ministrave per kalimin e klubit ne MTKRS e qe andej te Agjencia e Sherbimit te Sporteve. Ne keto kushte dinamovitet duket se do te zgjedhin mes Duros e Dajes per zevendesin e Blankos i cili ne fund te ketij muaji se bashku me Martinenen e Garcine por dhe Konenen do te niset drejt Argjentines per te mos ardhur me te Dinamo. E bujshme Dinamo kerkon Maconen
Drejtuesit e Dinamos kane kerkuar qe skuadra e tyre te drejtohet nga i mirenjohuri i pankinave italiane Karlo Macone. Lajmi behet i ditur nga burime te sigurta prane klubit blu. Madje thuhet se menaxheri i cili do te mund te sjelle Karlo Maconen ne Shqiperi do te niset neser drejt Italise per te startuar tratativat me plakushin legjendar i cili ka drejtuar shume skuadra ne kampionatin italian te futbollit. Nuk behen te ditura detaje te tjera pasi gjithcka per momentin eshte vetem tratative dhe nje deshire e drejtuesve te Dinamos per ta pasur ne krye te ekipit te tyre por nuk dihet nese 73-vjecari do pranoje te vije ne Shqiperi ne baze te ofertes qe do ti behet nga klubi blu.
Gjergj Vyshka