Sasha Mus Skam trukuar ndeshje
Sasha Mus qendermbrojtesi kroat i ardhur me ndermjetesine e shqiptarit Artim Pollozhani ka nisur dje ne mesdite proven te Dinamo. Me ndermjetesine e serbit Marko Putincani i cili eshte i vetmi qe komunikon ne gjuhen serbe me te ai eshte prezantuar me trajnerin Luis Manuel Blanko ndihmesit te tij dhe futbollistet e tjere te kampioneve ne fuqi. Une kam ardhur per 2-3 dite ne Tirane per te bere nje prove te Dinamo pas se ciles dhe do te mund te japin pergjigjen nese vlej per kete skuader apo jo. Shpresoj te mbetem ne kete skuader thote Mus. Nderkohe kroati eshte nen hetim nga policia e vendit te tij per shkak se akuzohet per trukim te ndeshjeve ne sezonin 2009-2010. Por teksa i behet e ditur kjo gje nga gazetaret mbrojtesi ka mbetur i habitur. Fakti eshte se une kam qene i pezulluar gjashte muaj nga klubi im NK Kroatia Sesvete per shkak se kam shkuar te ankohem ne federate per pagat e prapambetura. Dhe ne forme hakmarrjeje drejtuesit e klubit moren kete vendim te cilin isha i detyruar ta zbatoja edhe sepse isha nen kontrate. Por po ua them qe nuk jam i perfshire ne ate trukim qe thoni ju shpjegon Mus. Gjithsesi fakt eshte se lojtari rezulton ne listen e nente futbollisteve te Kroatia Sesvete te cilet jane shoqeruar edhe per disa dite ne qelite e paraburgimit ne qershor te ketij viti ne Kroaci nga ana e policise se ketij vendi. Me pas ai dhe koleget e tjere te implikuar ne trukime ndeshjesh jane lene ne hetim ne gjendje te lire. Packa se mbrojtesi me siper pohoi se nuk ishte aktivizuar ne ndeshjet e skuadres se tij gjate ketij viti fakt eshte se emri i tij eshte thuajse ne te gjitha skedat e takimeve te dyshuara nga policia si te trukuara. Pejic ben te paditurin Sshoqerohesha me Mus
Sulmuesi i Tiranes Pero Pejic ka pohuar se nuk ka shoqeri me mbrojtesin e ardhur ne prove te Dinamo Sasha Mus edhe pse kane luajtur se bashku ne nje klub per me shume se gjashte muaj. Ka luajtur te Kroatia Sesvete ashtu si une por me te nuk kam pasur asnjehere shoqeri. Une atje shkova vetem per tu rikuperuar pas demtimit ndaj luajta vetem ata kater muaj pa bere ndonje shoqeri te madhe me pjesen me te madhe te lojtareve. Ajo cka mund tju them eshte se policia u ka pergjuar telefonat lojtareve dhe natyrisht nente prej tyre jane ende nen hetim per trukime ndeshjesh ka pohuar dje Pejic. Sulmuesi ka deklaruar pak a shume te njejten gje edhe disa kohe me pare ne nje interviste per Panorama Sport ku jepte me detaje edhe ndeshjet e trukuara.