E Shtunë, 31 Tetor 2026

73 vota për imunitetin dhe Regulloren, akuzat mes Berishës, Topallit, Ruçit e Dokles

Ta themi në mënyrë më të thjeshtë. A shtrihet ky vendim mbi të gjithë funksionarët e lartë shtetërorë? JO ! Ministrat pa mandat deputeti, gjyqtarët dhe cilido funksionar tjetër që gëzon këtë mbrojtje ligjore, është jashtë fushës së veprimit të kësaj nisme.

Një prokuror që duhet të nisë një çështje penale ndaj një deputeti cilido, të pozitës dhe të opozitës po të doni ju, do të ndalet direkt në veprimet e tij. Ai do të detyrohet t’i drejtohet deputetit nën akuzë dhe kryetarit të kuvendit dhe pas kësaj i duhet të veprojë. Për një akt të tillë nevojiten të paktën 24 orë dhe po nuk mundi, nevojiten edhe 48 orë të tjera pas kësaj. Në këto kushte, çfarë ju pengon ta jepni këtë kohë të nevojshme brenda rregullimit kushtetues. Mjafton një nen në rregullore, që do të thoshte se kërkesa e prokurorit kalon në seancë brenda 72 orëve. Gjithçka është kaq e thjeshtë, paçka se si duan ta shesin për ju dhe për publikun. Dhe ky është vetëm fillimi. Pyetja tjetër është: A lejon kushtetuta hapësirë që deputeti të disponojë personalisht mbi imunitetin? Imuniteti nuk kërkohet nga deputeti, por i jepet për shkak të funksionit. Për këtë arsye, deputeti nuk mund të disponojë lirisht dhe nëpërmjet refuzimit me këtë të drejtë kushtetuese. Dhe pyetja në vazhdim shtrohet: A i lejohet prokurorisë që të ndjekë penalisht një ministër-deputet, që ka deklaruar heqjen dorë nga mandati, sipas rregullores suaj, pa respektuar në mënyrë strikte procedurën e parashikuar nga pikat 2 dhe 4 të nenit 73 Kushtetutës? Jo dhe kjo është një “JO” absolute. Pse? Sepse Kushtetuta nuk lejon procedurë tjetër për ndjekjen penale të deputetit, pa marrë më parë autorizim nga Kuvendi dhe përmes një votimi të fshehtë.

Sali Berisha-Xhafës:

Kloni i Enverit paraqiti këtu apologjinë e korrupsionit. Duhet t’i them zotit deputet se, sot për këtë Parlament ky është një nga vendimet e tij më të rëndësishme në 20 vitet e fundit. Në rast se kjo do të ishte bërë me kohë, nuk do të kishe ndërtuar pallatet që i kanë zënë gjolin Pogradecit, nuk do të kishe marrë dot pishinat dhe ndaje paratë me kryetarin tënd. Në rast se do të ishte bërë me kohë ky vendim, nuk do të ishte shndërruar dot Partia jote në një SH.P.K, ku 80% e lejeve të ndërtimit ju jepen vetëm dy kompanive. Nuk do të mund të ndodhte kurrë, që të merreshin leje për të ndërtuar qyteza me 52 pallate me Delijorgjin. Nuk do të mund të ndodhte kurrë, që këtu të uleshin përfaqësuesit kryesor të klaneve të drogës.

Blendi Klosi: Ligji u shkel, Shqipëria u kthye mbrapa në dy dekada, garda u urdhërua nga Saliu. Ti Sali Berisha i more jetën 4 qytetarëve, ti i vrave. Ke qëlluar me automatik, me snajper. Kjo është më shumë se krizë, kjo është gremina vetë. Zgjidhja e re politike janë zgjedhjet e reja, pa Sali Berishën

Sali Berisha-Blendi Klosit: Vetëm pak ditë më parë, në një emision televiziv, ai do t’u deklaronte shqiptarëve se ishin të gatshëm edhe për 200 mijë të vdekur, që ai dhe partia e kryetarit të tij të vinin në pushtet

(debati i pasdites) Sali Berisha: ... Ju nuk e votoni dot këtë nisëm sepse kupola juaj, udhëheqja drejtuese, ka rreth 1 milion metër katrorë ndërtime. SHPK-ja socialiste nuk u ndal kundër vetes së vet. Ju pengon, sepse vetëm Fidel Ylli, deputeti i cili u ripërtëriu ju, ka 87 mijë metër katrorë ndërtimi, sepse Besnik Sula, që bleu truallin në mes të Tiranës me 100 euro, kundrejt 1650 euro çmimin ka 82 mijë metër katrorë ndërtimi, sepse Dashi bashkë me Ilir? Matën kanë 42 mijë metër katrorë ndërtimi, sepse Sadri Abazi ka 73 mijë metër katrorë ndërtimi, sepse Arian Leskaj ka 61 mijë, Don Dollaku 145 mijë, Artan Gaci 90 mijë, SHPK-ja Shega Ligori 32 mijë, pallatet Delijorgji 52 pallate me 1,5 milion metër ndërtimi dhe i varfri kryetari juaj, që blen Shagalin 230 mijë euro dhe bastunin e shtëpisë 12 mijë euro, dhe na mbahet me 3 mijë euro. Këto nuk janë gjë, sepse është 20 përqindëshi dhe kështu shkon 100 milionë euro. Ju nuk votoni dot sot sepse na rezulton që 2 kompani, Ledi dhe Eftimi, morën 70 % të lejeve të ndërtimit... Erdhi korriku i vitit ‘90. Djemtë dhe vajzat iu përveshën murit të Berlinit. I çanë muret e ambasadave dhe u futën në ambasadë. Çfarë ndodhi? Një njeri tjetër, i cili ishte jo Ben Alia, por Ramiz Alia, por Ramiz Ali dhe Ben Ali janë e njëjta gjë. Kush ishte ky. Na erdhi Xhelili nga Peshkopia për të vënë dhe për të kthjellë, por ne e vazhduam rrugën tonë...Blloku u përmbys, por ka një ngjashmëri si dy pika uji, atë ditë një ministër i Brendshëm, një ministër sigurimi, njëlloj, si katër ditë më parë në Tripoli, pra një ministër i Brendshëm, një ministër sigurimi, i cili quhet Abdel Fatah Yunes, ndërsa ai quhej Abdel Fatah Isai. Ai dha dorëheqjen. Hekuran Isaji nuk pranoi të qëllonte, të paktën këtë tha publikisht dhe unë pavarësisht nga konsiderata që mund të kem për të, këtë fakt nuk mund ta mohoj. Hekuran Isai tha unë nuk zbatova urdhrin e Ben Alisë (Ramiz Alisë) për të qëlluar mbi demonstruesit. Por të dashur deputetë, pasi iku Adel Hekuran Isai, në vend të tij do të vinte Adel Katil Ruçi, i cili do të merrte në Tiranë, jetët siç vijojnë: Pëllumb Tahiri, Agim Lushi, Lulzim Barshi, Artan Lenja, Spartak Delium, Ismal Capari, Artan Dako, Mikel Laho, Gentian Marku e shumë e shumë të tjerë. 20 vjet më vonë ky zotëri Abdel Katil do t’i thoshte kësaj shumice të dalë me votën e lirë, se “i ke te pragu i derës” dhe do të udhëhiqte banda dhe bashibozukë për të përmbysur qeverinë legjitime të vendit.

Gramoz Ruçi-Berishës:

Sali Mubaraku, siç thashë në mëngjes, lidhur me atë që më akuzove mua, unë Gramoz Ruçi pata burrërinë dhe jo burrecllëkun tënd dhe dhashë dorëheqjen në këtë sallë, bashkë kur ishte ti prezent. Unë Gramoz Ruçi, kur ti ishe në pushtet ju nënshtrova hetimit dhe gjykimit. Ki burrërinë sot për këto vrasje që ke bërë, jep dorëheqjen dhe nënshtrohu hetimit. Prandaj ti Sali Gadafi, apo Ben Aliu, që u kujtova tërë ditën dhe tashti erdhe të japësh përgjigje, të bën apel nëna e gjorë e Fatmir Xhindit që po dergjet dy vjet në varr, nga pushteti jot, nga pushka jote. Po bën apel kryekomunari Kukësit, Remzi Veseli, po bëjnë apel 26 të vrarët e Gërdecit. Po bën apel nëna e Hekuranit me shaminë e bardhë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Fëmijët e Aleksit, të Faikut, të Ziverit, që i vrare me pushtetin tënd. Prandaj moralisht dhe politikisht, ti nuk ke të drejtë, jo vetëm ti zësh në gojë, por ke detyrimin të përgjigjesh moralisht dhe politikisht, minimumi të hapësh dorëheqjen nga qeveria. Këtu mos na dërdëllis si burrë i pastër, me duar të pastra, se i ke llum të korrupsionit, veçanërisht mandatin e dytë dhe tashti je futur deri në fyt në gjak.

32 të vrarë nga veprimi jot i drejtpërdrejtë, si ke guximin dhe ngrihesh e flet para popullit shqiptar ti.

Topalli-Dokles: Të mbaj mend si kryetar parlamenti kur dhe dorëheqjen duke thënë se e bëje për të luftuar baronët dhe pas dy javësh u bëre zv/kryeministër i qeverisë së baronëve të drogës. Ky është integriteti i Namik Dokles. Legjislaturën e kaluar nuk të kam dëgjuar të flasësh, ndërsa kohët e fundit po flet. Është se Indrit Dokle të detyron të flasësh, nipi që është dënuar për drogë të detyron të flasësh. Mafia e familjes të detyron të flasësh. Mos u nervozo, mbaje veten. Folët për kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin të kthyem përgjigjen

Dokle - Topallit: Mafia je ti

Sali Berisha - Namik Dokles: Ti je më i keqpërdoruri në këtë parlament nga mafia... Që kur doli Isufi, Indriti dhe Oresti zoti Dokle ke filluar të flasësh. Je një nga kapot e drogës në Shqipëri. Çfarë e ke Orestin, Isufin dhe Indritin? Ku i keni këto standarde?

Namik Dokle- Sali Berishës: Ku i ke fëmijët e tu, të gjithë ata që ke në qeveri, i ka vendosur Argita dhe Shkëlzeni. Ku e ke Shkëlzenin? Ku e fsheh?

Ermonela Felaj – Jozefina Topallit (për procedurën) Lexoje rregulloren siç duhet

Jozefina Topalli - Ermonela Felajt: Mbyllje moj gojën ti...

Ermonela Felaj: Heqja e imunitetit është për të vështirësuar punën e prokurorisë...

Topalli - Felajt: Gjyshja e fëmijës tat më mësonte librat e shenjtë. Është shumë keq kur vjedh dhe kur del edhe në video, duke marrë para siç bënte edhe ai që ti ke në shtëpi

Ahmetaj - Topallit: Ti ke e emrin dhunë prodhuese... Berisha arsyeto, ke vrarë njerëz.

Topalli - Ahmetajt: Zoti Ahmetaj meqë përmende kryetaren e Parlamentit ti je i njohur në grupin tënd, për gjithë politikën shqiptare dhe opinionin publik si një nga mmiliarderët më të mëdhenj, me para të vjedhura nga Telekomi 13 apo 15 milionë euro në mos gaboj dhe një pjesë të këtyre parave i përdore, të detyroi Rama, për të bërë lobin dhe për të blerë, një prej tyre zoti Bostinaru. S’ka lënë gjë pa bërë në PE për vizat. Si do i mbrosh ti 15 milionë eurot, prokuroia nuk ti hap dosjet, ti mbull dosjet. Ke pasur dosje dhe shoqja e bulevardit ta ka mbyll, ky je ndaj nuk e heq imunitetin... Ti je miliarder me paratë që vodhe nga Albtelekomi me kompaninë Hermes. Ti ke dosje në prokurori zotëri. Rroftë prokurorja që të mbyll dosjet more zoti Miliarder me 13 milionë euro. Ti do japësh një ditë përgjigje për lobingun kundër heqjes së vizave. 13 milionë euro.

Ahmetaj - Topallit: Pasuria ime është më pak sesa paratë që vjedh ti me dietat. Ti vjedh dietat e deputetëve. Turp

Ndërhyn Balla: Boll hajdute dietash. Me kartë, ke blerë geta mijëra lekë jashtë shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›