E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton në Algjeri: Arabët duhet të vetëvendosin për fatin e tyre

Sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton tha se arabët duhet të marin vendimet e tyre. Duke folur ne Algjeri, ajo tha se duke i marrë vetë vendimet arabët do të jenë në të mirë të shoqërisë si një e tërë. "Popujt arabë duhet dhe meritojnë të kenë mundësinë të ndërmarin vendime në interes të tyre, sepse kjo është në të mirë të dinjitetit dhe të drejtat e cdo individi, dhe është në të mirë të të gjithë shoqërisë”- ka thënë ajo. Klinton vizitoi Algjerinë pas ndalesës në Tunizi, ku mori pjesë në takimin "Miqtë e Sirisë", së bashku me përfaqësuesit e 60 vendeve. Në Algjeri ajo u takua me zyrtarët e lartë të këtij vendi. Klinton u takua me presidentin, Aziz Bute Flika, dhe me ministrin e jashtëm, Murad Me Delci. Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, zyrtarja e lartë e Shteteve të Bashkuara, tha se ajo jep mesazhin e mbështetjes amerikane për ndryshime demokratike në Afrikën Veriore, ku liderët, që kishin sunduar për një kohë të gjatë në Tunizi, Egjipt dhe Libi, ishin përmbysur gjatë vitit 2011. Në këtë kuadër Hillari Klinton, theksoi se arabët vetë duhet të vendosin për çështjet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›