Sulltan Novruzi, Topalli: Jemi optimist, brenda pak muajsh realizojmë heqjen e vizave
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi sot të gjithë besimtarët bektashianë, për festën e Sulltan Novruzit. Kryetarja e Kuvendit me këtë rast i përcolli urimet Kryegjyshit botëror, Baba Reshat Bardhit, duke e konsideruar këtë ditë pranvere, si momenti i gjallërimit dhe i rilindjes njerëzore. Gjatë fjalës së saj, kryeparlamentarja tha se kjo është një ditë që mbyll një vit dhe koencidon me pranverën, që është momenti i gjallërimit dhe i rilindjes. Sipas saj, në mënyrë të veçantë 22 marsi i kësaj feste, koencidon me festën e demokracisë dhe kjo ka një simbolikë të jashtëzakonshme. “Ne mbyllëm një vit që ka qenë shumë i rëndësishëm për proceset integruese dhe jemi përpara zhvillimeve dhe ngjarjeve jashtëzakonisht të rëndësishme. Është një moment kur ne jemi shumë optimistë, që do mund të realizojmë brenda pak muajsh heqjen e vizave”, u shpreh Topalli.