E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 20-vitesh nje interviste me Kadarene


Njezet vjet pasi eshte larguar nga Shqiperia per ne Paris shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ne nje interviste per Deutsche Wellen shpjegon Shqiperine e asaj kohe dhe flet per largimin e tij. Para 20 vjetesh ne kohen kur kishte rene Muri i Berlinit dhe revolucioni kadife transformoi Cekosllovakine si dhe pasi bullgaret kishin rrezuar Zhivkovin dhe rumunet Causheskun shkrimtari Ismail Kadare largohet nga Shqiperia ne shenje proteste ndaj pushtetit qe mashtronte dhe nuk ndermerrte hapa per demokratizimin e vendit. Kadare kerkon me vone azil politik ne Paris me shprese se do te ndihmoje Shqiperine per te dale nga totalitarizmi.
Me kujtohet momenti kur vendosa te largohesha. Nuk mund te them qe ishte i veshtire largimi im. Po te krahasohet me ikjet dramatike apo tragjike te njerezve qe tentonin te kapercenin kufirin. Pra ikja ime si te thuash ka qene e thjeshte jo e veshtire ne kuptimin teknik. Pra kam ikur me avion kam ikur me pashaporte. Une kam qendruar ne Paris dhe nuk jam kthyer me sepse kam deklaruar arsyen pse e lashe Shqiperine. Dhe kjo ishte e rendesishme. Pra nuk ishte e rendesishmja vete ikja ajo vete ka qene e thjeshte ne kuptimin e realizimit per tu larguar. Sigurisht qe shpirterisht ka qene e veshtire pasi do lija njerezit e mi pavaresisht se time shoqe dhe vajzat ishin ne ate kohe ne France por kisha nenen ne Shqiperi vellain motren e shume te aferm te familjes shprehet Kadare per largimin e tij nga Shqiperia. Kadare shton se ikja e tij ishte gati e detyrueshme. Shqiperia ishte ne nje gjendje krejt tjeter para 20 vjetesh. Ka qene ne nje hipokrizi te pashembullt ne historine e saj. Shteti shqiptar per te perballuar trysnine qe vinte nga brenda dhe nga jashte por sidomos nga brenda premtonte cdo gje cdo dite cdo nate se do te bente dicka i mbante njerezit me nje mashtrim te vazhdueshem. Ne fakt pushtetaret nuk kishin ndermend te benin asgje. Kete e them me pergjegjesi te plote vijon Kadare ne intervisten e tij per Deutsche Wellen.

Kadare tregon se nga nje leterkembim qe kishte pasur me shefin e shtetit ne ate kohe Ramiz Aline kishte marre vesh se te gjitha ato ishin dokrra ishin nje mashtrim i madh dhe prandaj iu duk e detyrueshme qe te gjente nje menyre per tja bere te njohura keto popullit shqiptar dhe botes duke u larguar.

Kadare flet edhe per ngjarjet e korrikut 1990 me hapjen e ambasadave. Kadare shprehet se hapja e ambasadave ishte nje nga faktoret qe u nderthuren per rrezimin e diktatures. Sipas tij hapja e ambasadave ishte nje faktor vendimtar sikurse edhe levizja e dhjetorit. Kadare shton gjithashtu ne intervisten e tij se nisja e demokratizimit te jetes ne Shqiperi pas vitit 1990 nuk erdhi per merite te Ramiz Alise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›