E Diel, 1 Nëntor 2026

What about us thote Dritoni

Dy piktura dy artiste te medhenj nje video 58 sekondeshe What about us e karakterizojne ekspoziten e piktorit Driton Hajredinaj e cila u hap te shtunen mbrema njeherit duke rihapur galerine private Traffic.

Traffic eshte hapesire per artistet qe bejne art ndryshe nga ai i cili mund te shihet i ekspozuar ne galerite e vendit. Kjo galeri do te sherbeje edhe si pike takimi per bleresit potenciale te artit tha Burim Berisha skulptor dhe drejtues i galerise Traffic. Ndersa per Berishen eshte nder qe galeria rihapet me ekspoziten e Hajredinit.

Vepra e Hajredinit flet vet derisa per artin e tij flasin artistet.

Dritoni eshte njeri prej piktoreve me te mire ne vend kritiket ndoshta do ta quanin penel ndersa une po e them e ka nje qasje me te vecante menyren qysh e qet ngjyren dhe si e formeson ate. Ne keto punime qe u ekspozuan sonte eshte vetem nje vazhdim i mjeshterise se tij si piktor por njekohesisht eshte edhe nje perparim cdo dite e me shume u shpreh piktori Lulzim Zeqiri.

Personazhet kryesore ne pikturat e Hajredinit jane dy artiste te medhenj shqiptare Aleksander Mojsiu dhe Bekim Fehmiu. Punimeve te ekspozuara ne nje forme krejt te vecante duke i futur portretet e artisteve ne valixhe iu bashkohet videoprojeksioni me lojen e aktorit Mojsiu dhe pyetja What about us.

Kete paraqitje te Hajredinajt Zeqiri e quan nje ze goxha te guximshem i cili behet ne nje kohe ne nje moment te rendesishem per skenen tone ne kete fundvit. Zgjedhja e dy artisteve bashke me pyetjen konsideroj eshte nje lidhje shume interesante me dy njerez qe kane kontribuar shume pak ne vendin tone por qe jashte kane qene yje e edhe vet Dritoni eshte njeri nga ata qe eshte shume me i njohur jashte si artist se sa ketu. Kjo ndoshta ka qene instiktive nga Dritoni por me duket shume e vecante tha Zeqiri

Galeria private Traffic rikthehet pas dy viteve ndonese ne nje adrese tjeter jo e rastesishme ka qene mbyllja e galerise dikur por as tani rihapja sipas Berishes. Gjate gjithe kesaj kohe per shkak te ekzistences jam detyruar te punoj vetem me kafene me shpresen qe do te arrij te siguroj nje hapesire me te madhe per galeri tha Berisha. Ndonese arsyeja pse ka rihapur galerine ka qene mungesa e nje hapesire alternative ku do te mund te ekspozohej arti me shpesh.

Ne vend eshte jo e lehte te mbahet galeri private sic e kemi model tani rihapjen e Traffic per shume arsye por Berisha do te mundohet ta beje ate dhe shpreson qe galeria do te arrije te funksionoje.

Hapesiren e vogel te galerise Berisha e ka rregulluar vete ndersa sipas tij edhe nje hapesire e vogel sa eshte kjo e galerise Traffic mund te thote dicka te madhe. Do te fokusohem ne artistet me te rinj qe ose jane studente ose te posadiplomuar ngase ata kane me se shumti nevoje qe dikush tu ndihmoje e ti shtyje perpara tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›