E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 3 ditësh bllokadë, Serbia lejon kalimin e mjeteve nga Kosova

PRISHTINE- Policia kufitare serbe ka filluar lejimin e kalimit të veturave nga Kosova, tri ditë pas bllokadës që shteti fqinj i bëri pikave kufitare me Kosovën. Në orët e pasditës, diku rreth orës 15:45, Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdarë, Serbia ka rinisur lejimin e kalimit të shtetasve të Kosovës me lejet e njoftimit.

Siç është raportuar më herët gjatë ditës, policia kufitare serbe nuk ka lejuar asnjë qytetar me dokumente të Republikës së Kosovës të kalojë nëpërmjet pikës kufitar në Merdar, deri në orët e pasditës.

Gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka biseduar me telefon me z. Robert Cooper për të diskutuar për problemet e reja në pikën kufitare në Merdar ku po ndalohet kalimi me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës si dhe ka kërkuar angazhime shtesë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Nga ana e tij, z.Cooper ka njoftuar se në biseda me palën serbe ka marrë premtime për zgjidhjen e pengesave teknike dhe normalizimin të lëvizjes së lirë sa më shpejtë që është e mundur në pikën kufitare në Merdar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›