E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zjarr në një banesë, shpëton për mrekulli 8-vjeçari

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë 3 katëshe në Durrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fllakë të Durrësit ku flakët e zjarrit ka përfshirë një banesë në të cilën në momentin e rënies së zjarrit ndodhej një fëmijë 8 vjeç.

Në pamundësi për të dalë 8-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i banesës por fatmirësisht ai ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakave ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›