E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, arrestohen për vjedhje 4 adoleshentë

Policia e Pogradecit ka arrestuar sot një grup adoleshentësh të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh në këtë qytet. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 4 adoleshentët, Niko Yzellari 19 vjeç, E.D 16 vjec, J.M 17 vjeç dhe E.Xh 16 vjeç të cilët akuzohen për veprën penale të "Vjedhjes të kryer në bashkëpunim”.
Sipas policisë 4 adoleshentët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajit dhjetor 2011 dhe muajit Janar 2012 kanë kryer një sërë vjedhjesh të banesave dhe dyqaneve në qytetin e Pogradecit.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale të arrestuarve u janë bllokuar 100 paketa cigare të llojeve të ndryshme, dy portofola si dhe një orë dore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›