E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje

Policia e Qarkut të Vlorës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe me mbështjetjen e Repartit RENEA kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar "AERODROMI " ku si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i të "shumëkërkuarit" Adnand Gori, 32 vjeç, banues në Vlorë.
 

Arrestimi i shtetasit Gori u krye pasi më datë 25 Dhjetor 2011 ky shtetas në lagjen "1 Maji" Vlorë, për konflikit pronësie ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Dervishi, vjec 42, banues në Vlorë administrator dhe përfaqsues i pronarëve të një trualli ku po ndërtohej një objekt banimi (pallat). Kapja e tij është kryer pas një pune 2-javore për kërkimin, gjurmimin dhe identifikimin e vendit të fshehjes, i cili ndodhej në Tiranë në afërsi të "Aerodromit të Vjetër", në një banesë të marrë me qera.
 

Gori ka qënë i dënuar edhe njëherë tjetër më parë me 3 vjet burg për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
 

Ndërkohë materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Vrasje me paramendim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›