E Diel, 1 Nëntor 2026

39-vjeçarja tentoi të hidhej nga tarraca: Veprimi im protestë ndaj institucioneve

TIRANE – 39-vjeçarja, nënë e dy vajzave, Dëshira Qoku e cila alarmoi dy ditë më parë strukturat e policisë me tentativën e saj për t’u vetëflijuar, duke u hedhur nga tarraca e katit të pestë, shpjegon për News24 se veprimi i saj ka ardhur si protestë nga moszgjidhja e mosmarrëveshjeve të shumta mes saj dhe ish-bashkëshortit, i cili në mënyrë abuzive ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj saj.

“Veprimi im që u ngjita deri në kat të pestë ka qenë për shkak të një padrejtësie që mu bë në institucionet e shtetit. Unë nuk kam parë drejtësi. Psikologjikisht jam ndjerë gjtihmonë e dhunuar nga ish-bashkëshorti im.”- deklaroi Qoku.

Deshira Qoku kërkon nga institucionet ligj-zbatuese vendosjen e drejtësisë dhe rikthimin e normalitetit në shtëpinë ku jeton me dy vajzat 19 dhe 17 vjeç. 

Mesditën e së shtunës një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës se një grua po tentonte të hidhej nga kati i pestë i një pallati angazhoi forcat e specializuara RENEA, të cilët pas negociave, prej 30 minutash, bënë të mundur zbritjen e 39–vjeçares.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›