E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi hidhet ne ere Benzi luksoz i Klajdi Gjergjit

Policia shoqeron tre persona asnje arrestim. Po hetohen konfliktet e vjetra te te denuarit

Hidhet ne ere makina luksoze e nje 40-vjecari nga Lezha e cila ndodhej e parkuar ne oborrin e baneses se te zotit. Nje sasi eksplozivi ka shkaterruar plotesisht automjetin tip Mercedes-Benz C Klas me targa te Lezhes 65 93 A te Klajdi Gjergjit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 2000 te mbremjes se te dieles ne lagjen Gurra te qytetit te Lezhes kur persona ende te paidentifikuar kane vendosur dhe me pas kane shperthyer sasine e lendes plasese ne makinen e parkuar brenda murit rrethues ne oborrin e shtepise private te Klajdi Gjergjit. Fatmiresisht nga shperthimi nuk ka pasur viktima ne njerez nderkohe qe makina eshte shkaterruar teresisht si dhe numerohen disa deme materiale ne banesen e 40-vjecarit.

Ka qene ora 2000 e mbremjes kur familjaret qe ndodheshin ne shtepi por edhe banoret me te afert te lagjes jane tronditur nga zhurma e madhe e shperthimit te eksplozivit. Te tronditur ata kane dale nga shtepite e tyre per te pare se ckishte ndodhur. Aty per aty eshte mesuar se makines se Klajdi Gjergjit nje ish-emigrant i kthyer para kohesh ne vendlindje i ishte vene tritol po qe fatmiresisht nuk ishte demtuar asnje person. Fqinjet tregojne se vetem pas caste me vone ndersa tymi sa vinte e zhdukej ata kane pare qe makina e komshiut te tyre 40-vjecarit Gjergji ndodhej ne flake dhe ishte shkaterruar plotesisht. Tashme ishte e qarte se gjithcka kishte ndodhur si pasoje e nje shperthimi dhe dukej se objektivi ishte makina e parkuar brenda oborrit te shtepise perdhese te Gjergjit. Lajmerimi ne polici eshte bere nga banoret e pallatit dhe brenda pak minutash ne vend jane gjendur forca te shumta te rendit. Grupi hetimor i perbere nga eksperte xheniere e kriminaliste bene menjehere rrethimin e zones dhe pas hetimit paraprak u be e ditur se shperthimi kishte ndodhur nga eksplozivi qe ishte hedhur nga jashte gardhit me shenjester automjetin e ish-emigrantit. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes policia deklaroi se si pasoje e shperthimit jane shkaktuar deme materiale qe konsistojne ne thyerjet e xhamave te baneses se tij ndersa fatmiresisht persona te demtuar apo te lenduar nuk ka. Ne kuader te hetimeve policia shoqeroi tre shtetas por qe nga te dhenat te policise lokale deri ne oret e vona te djeshme mesohet se deri tani nuk ka asnje te ndaluar.

Hetimi shoqerohen tre persona dyshohen konfliktet e vjetra

Pista e pare e hetimit ku jane perqendruar aktualisht ekspertet kriminalistike te policise se Lezhes eshte ajo e ndonje konflikti te mundshem te 40-vjecarit ne kohen kur ka qene ne emigracion por pa perjashtuar ketu edhe pista te tjera hetimore. Nga burime te policise mesohet se deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme jane shoqeruar tre persona si te dyshuar ne lidhje me ngjarjen megjithate nuk konfirmohet asnje arrestim. Nga ana tjeter te dhena nga policia bejne me dije se lenda plasese shpertheu rreth ores 2000 te mbremjes se te dieles prane shtepise ku banonte 40-vjecari Gjergji. Nga veprimet e para hetimore policia ka bere te ditur se grupi hetimor eshte duke punuar per te saktesuar qarte sasine e lendes eksplozive te perdorur. Nderkohe ekspertet kane percaktuar se lenda plasese i perket llojit tritol e cila sipas eksperteve te eksploziveve eshte hedhur nga jashte gardhit rrethues te shtepise se Klajdi Gjergjit. Sipas eksperteve te policise pikerisht kjo gje u ka lene mundesi qe para se te ndodhte shperthimi ata te largoheshin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›