Spanjë, 34 në pranga për pornografi fëmijësh
Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e 34 personave në kuadër të një operacioni kundër pornografisë infantile në internet.
"Këta persona dyshohen për zotërim dhe shpërndarje të imazheve pornografike infantile në faqe interneti'', sipas një komunikate të policisë që bën të ditur se edhe 23 persona të tjerë janë të përfshirë në këtë rrjet.
''Arrestimet u bënë në disa provinca spanjolle ku u kryen edhe 41 kontrolle banesash duke bërë të mundur sekuestrimin e katër milionë skedarëve informatikë me përmbajtje pedofilie'', deklaroi policia.
Arrestimi i disa personave u bë i mundur në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar përmesInterpolit me policinë gjermane dhe britanike.
Spanja ka shumëfishuar operacionet prej disa vitesh kundër pornografisë infantile në internet. (atsh)