Dënohen 7 neonazistë për krime raciale
Moskë- Shtatë neonazistë u dënuan sot me 20 vite burg, pasi i shpallën fajtorë për 20 vrasje me karakter racial si edhe 12 vrasje të mbetura në tentativë.
Dy organizatorët e bandës, Artur Rino dhe Pavel Skatçevski, të moshës 17 vjeç, kanë marrë më parë një dënim prej 10 vitesh, por nuk e kanë kryer pasi kanë qënë në moshë minore. (atsh)