E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Argjentines dhe Brazilit Uruguaji pretendenti per Kupen e Amerikes

Uruguaj do të luaj me të njëjtin stil që ka përdorur deri tani edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës ndaj Perusë.

Trajneri Oskar Uashington Tabarez tha se e konsideronte Perunë një skuadër shumë të fortë dhe të besuarit e tij nuk duhet të heqin dorë nga strategjia e vendosur deri tani.

“Nuk mendojmë se jemi superiorë ndaj Perusë. Ne duhet të luajmë në limitet e mundësive tona për t’ia dalë mbanë.

Prioritet do të ketë mbrojtja, sepse nëse shënojmë do të jemi në finale dhe fatmirësisht kemi shënuar në të gjitha ndeshjet e kësaj veprimtarie. Por e respektojmë rivalin dhe jemi të vetëdijshëm se një gjysmëfinale i ka brenda të treja rezultatet.”

Uruguaj arriti në gjysmëfinale pasi eliminoi Argjentinën me penallti. Të kaltrit konsiderohet si favoritë, tani që edhe Brazili, kampion në fuqi, u eliminua nga Paraguaji. Sulmuesi Diego Forlan deklaroi:

“Unë mendoj se nuk ka asnjë diferencë mes skuadrës sonë dhe skuadrave të Argjentinës apo Brazilit. Për mua, çdo lojtar që luan me kombëtaren ndihet krenar për fanellën që mban mbi supe dhe kjo ia shton motivimin. Do të ishte më e lehtë për ne të pushonim në këtë periudhë të vitit dhe ta nisimin sezonin në fund të gushtit, por krenaria kombëtare shkon mbi gjithçka.”

Uruguajit do t’i mungojnë dy futbollistë të dëmtuar Edison Kavani dhe Mauricio Viktorino. Ata barazuan 1-1 ndaj Perusë në ndeshjen e luajtur për grupin C. Fituesja i këtij çifti do të luaj në finale ndaj Paraguajit ose Venezuelës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›