E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryministri i Japonise pret futbollistet e kombetares japoneze

Futbollistet e Japonisë, të cilat fituan Kupën e Botës të zhvilluar në Gjermani, janë takuar me kryeministrin e Japonisë, Naoto Kan, kur u kthyen në Tokio, ku u pritën si heroina. Kombëtarja i tregoi liderit të shtetit japonez trofeun e fituar pas finales ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përmbysën dy herë disavantazhin dhe ia dolën mbanë me 11-metërsha, duke u bërë skuadra e parë aziatike që shpallet kampione e botës.

Lojtaret gjithashtu i dhuruan Kanit një fanellë të autografuar. Arritja e kombëtares së femrave në Japoni është një nder dhe gëzim i madh për kombin që ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga tërmeti dhe tsunami që e goditi më 11 mars. Kryeministi Kan kishte prishur rutinën e një seance parlamentare, duke folur për arritjen e vajzave japonese: “Janë një motiv krenarie për të gjithë kombin dhe sidomos për zonat në veri të prekura nga fatkeqësia natyrore. Dua t’i falënderoj nga thellësia e zemrës,” – deklaroi Kan.

Futbollistet japoneze janë për momentin njerëzit e momentit në ishullit aziatik dhe federata japoneze e futbollit ka programuar një film në nder të tyre, shumë i ngjashëm me mrekullinë e Bernës, kur Gjermania fitoi botërorin në vitin 1954.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›