Denilson huazohet në Sao Paulo

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 17:43
Denilson është larguar nga Arsenali duke iu bashkuar ish-klubit të tij, Sao Paulo në formë huazimi për një sezon.
Denilson kthehet në Brazil, pesë vjet pas kalimit në Arsenal nga Sao Paulo.
Ai në edicionin e kaluar kaloi një sezon të vështirë në Emirates Stadium duke bërë vetëm gjashtë paraqitje si titullar në Premierligë, derisa Arsenali dështoi të fitojë titull për vitin e gjashtë të njëpasnjëshëm.
“Jam i lumtur me rikthimin. Dua t’i ndihmoj Sao Paulos të bëhet kampion i Brazilit”, tha Denilson për Lancenet.