Behrami thërret Aquilanin

Jo vetëm tifozët, por edhe futbollistët e Fiorentinës kërkojnë transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Alberto Aquilani.
Mesfushori kosovar, Valon Behrami shpreson të shohë Aquilanin në Artemio Franchi. Klubi italian është i interesuar për Aquilanin, i cili ka kontratë me gjigantin nga Anfield Roadi deri në qershor të vitit 2014.
Behrami i ka bërë thirrje Aquilanit të vijë në Fiorentinë.
“Aquilani është futbollisti i duhur për të kthyer entuziazmin e tifozëve të Fiorentinës”, tha Behrami për të përditshmen sportive italiane, Corriere dello Sport. “Ai do të ishte shumë i dobishëm për ekipin. Aquilani ka kualitete të mëdha”, u shpreh reprezentuesi zviceran. Aquilani në sezonin e kaluar ishte huazuar në Juventus dhe deshi të mbetet në Itali, por Bianconerët nuk e shfrytëzuan opsionin për blerjen e tij, edhe pse ai bëri 33 paraqitje në Serie A.
26-vjeçari spekulohet se kërkohet edhe nga Sunderlandi dhe Milani.