Given në Aston Villa

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 16:40
Aston Villa ka kompletuar transferimin e portierit të Republikës së Irlandës, Shay Given nga Manchester City.
35-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Villa Park pasi klubet arritën marrëveshje mes vete, por nuk publikuan detajet financiare të saj.
Menaxheri i ri i Aston Villës, Alex McLeish kërkoi ish-portierin e Newcastles pas largimit të veteranit Brad Friedel në Tottenham.
“Aston Villa është një klub i madh dhe jam i lumtur që kam ardhur këtu”, tha Given për uebfaqen zyrtare të klubit.