E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pas Bares, te tjera ekstradime VIP"

Tirane- Kerkesa per nenshtetesine turke vonoi procedurat per ekstradimin e kreut te "Bandes se Lushnjes", Alfred Shkurtit, i njohur edhe si Aldo Bare. Pas tij priten edhe ekstradime te tjera te bujshme. "Cdo individ qe ka kryer nje krim do te vihet perpara pergjegjesise. Priten te tjera ekstradime "Vip" drejt Shqiperise ne te ardhmen". Ky deklarim eshte bere dje, nje dite pas ekstradimit te te shumekerkuarit Aldo Bare, nga ministri i Drejtesise Bujar Nishani per televizionin "Klan". Lidhur me vonesen 3-vjecare te ekstradimit te Bares nga Turqia, ministri Nishani u shpreh se i akuzuari per 20 vrasje kishte kerkuar nenshtetesine turke, nje procedure kjo qe mori kohe, por qe u hodh poshte nga Gjykata e Larte turke pas shqyrtimit. "Padyshim qe eshte nje sukses. Eshte nje sukses ne kendveshtrimin e zbatimit te ligjit dhe per me teper ne funksionimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Pasi, procese te tilla natyrisht qe bazohen ne nje sere procedurash dhe institucionet e zbatimit te ligjit ne Shqiperi duhet t'i pergjigjen atyre standardeve qe kane te bejne me te gjitha konventat ku Shqiperia eshte pale, apo edhe me marreveshjet reciproke dypaleshe te cilat realizohen ne keto ceshtje", ka shpjeguar ministri. Ministria e Brendshme dhe e Drejtesise prej tre vitesh kane ndjekur hap pas hapi procedurat, qe nga arrestimi i Bares dhe deri ne ekstradimi i tij. "Them qe prej kohesh kjo ceshtje ka qene ne ndjekje ne menyre mjaft te kujdesshme nga te gjitha institucionet qe kane qene te perfshira ne kete proces, qe nga Ministria e Brendshme permes zyres se Interpolit, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtesise permes zyrave dhe agjencive perkatese qe kane te bejne me shkembimin e marredhenieve juridiksionale me shtetet perkatese ne rastin konkret me Turqine, por natyrisht edhe me kompletimin e gjithe dokumentacionit, qe nga prokuroria e gjykata e me radhe", vijoi shpjegimin juridik Nishani. Sipas kreut te dikasterit, si shteti turk, ashtu dhe institucionet respektuan kerkesat, por edhe provat dhe argumentet qe shteti dhe institucionet shqiptare paraqiten. "Ne ishim ne pritje te gjykimit te marre nga institucionet e shtetit turk. Ne kete rast ne kemi nje gjykim ligjor krejt te hapur dhe korrekt nga te gjitha institucionet e shtetit turk, ashtu sic u realizua tashme qe nje person i tille, me nje mal krimesh te kryera, eshte ne duart e drejtesise shqiptare, dhe ne presim tani qe ne baze te ligjit ky person te pergjigjet perpara gjykates per veprat kriminale qe ka kryer", perfundoi Nishani. Bare u ekstradua paraditen e se merkures nga Interpol Tirana dhe dje u njoh me masen e sigurise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›