E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, Vllaznia dhe Besa, nje hap te sigurt drejt kualifikimit

Nuk ka dhuruar asnje surprize turi i dyte i Kupes se Shqiperise. Ne ndeshjet e djeshme ka rene ne sy humbja e Dinamos perballe Bylisit, por ekipet e tjera pretendente kane fituar jashte fushes se tyre, duke hedhur nga nje hap te sigurt drejt raundit tjeter. Tirana, Vllaznia dhe Besa kane hedhur nga nje hap te rendesishem drejt cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise. Ekipet pretendente per te siguruar trofeun e dyte per nga rendesia e kane vleresuar maksimalisht kompeticionin e kupes dhe per kete arsye nuk kane gabuar, duke fituar ndeshjet e para. Tirana fitoi ndaj Lushnjes, ne "Roza Hazhiu", me rezultatin 2-1. Me kete fitore Tirana ka hedhur nje hap te sigurt drejt 1-8-ve te finaleve. Ne ndeshjet e tjera, Vllaznia fitoi ndaj Kamzes ne kryeqytet me rezultatin 3-1, duke pritur e qete ndeshjen e kthimit. Shkodranet jane edhe me te interesuar qe te fitojne kete kompeticion, per shkak se shohin si mundesi per te marre pjese ne Evrope. Sakaq, Dinamo eshte mundur nga Bylisi i Ballshit me rezultatin 1-0. Nje rezultat i ngushte, qe per kryesuesit e kampionatit do te mjaftoje qe te mobilizohen ne ndeshjen e kthimit. Blute duhet te fitojne ne ndeshjen tjeter, ne Tirane, me nje rezultat me dy gola diference, per te avancuar me tej. Ndeshjet e tjera nuk kane dhuruar surpriza. Ekipet vendase kane fituar me rezultat minimal, ne ndeshjen e pare dhe dy jave me vone, kur te luhet takimet e kthimit, ato duhet te sigurojne kualifikimin, nese do te mbrojne rezultatet e ndeshjeve te para.

Kupa e Shqiperise

Grupi A

Lushnja-Tirana 1-2

Bylis-Dinamo 1-0

Kastrioti- Shkumbini 1-1

Laci-Besa 0-1

Grupi B

Kamza - Vllaznia 1-3

Partizani - Teuta 1-1

Gramozi - Flamurtari 1-0

Skenderbeu- Apolonia 1-0


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›