E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Britanisë, Rusia në “luftë” diplomatike me Spanjën

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 13:33

Ministria e Jashtme spanjolle tha se Spanja dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës diplomatët në një lëvizje ‘hakmarrëse’.

Ministria tha se dy diplomatë rusë janë dëbuar një muaj më parë për “aktivitete të papërputhshme me statusin e tyre”, një frazë që zakonisht nënkupton përfshirje në aktivitete spiunazhi.

Thuhet se Rusia ka reaguar në të njëjtën kartë duke dëbuar dy diplomatë spanjollë.

Ministria tha se të dy qeveritë e konsiderojnë të zgjidhur incidentin dhe se vizita e planifikuar në Moskë më 17 janar e ministres së jashtme spanjolle, Trinidad Jimenez, do të zhvillohet.

Informata për dëbimin e ndërsjellë të diplomatëve, pason pas lajmit të javës së kaluar se një dëbim të këtillë të ndërsjellë të diplomatëve ka pasur edhe mes Britanisë dhe Rusisë.

Rusia e kaloi pjesën më të madhe të të vitit 2010 duke u përpjekur të rregullonte marrëdhëniet me Perëndimin. Ajo arriti të zgjidhte një mosmarrëveshje të rëndësishme kufitare me Norvegjinë dhe normalizoi marrëdhëniet me Ukrainën pasi pushteti kaloi në duart e një udhëheqësi pro Kremlinit.

Por këto përpjekje të Rusisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin gjithsesi se bien ndesh me mosmarrëveshjet e fundit të Moskës me Madridin dhe Londrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›