E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazari i koalicioneve

PDK’ja po hyn në një fazë ku duhet të bëjë pazar të madh për të pasur mundësi të krijojë Qeverinë. Behgjet Pacolli tashmë ka vendosur kushtet e tij dhe nuk pranon të jetë partia e tretë në një koalicion qeverisës. E, AAK’ja me heshtjen e saj, po tenton të përfitojë sa më shumë nga një partneritet i mundshëm me PDK’në. Nga Valmir Klaiqi më 28 dhjetor 2010 në ora 09:08

Partia Demokratike e Kosovës, e cila doli e para në zgjedhjet e 12 dhjetorit, nuk do ta ketë lehtë të bëjë koalicionin qeveritar.

Meqenëse PDK’së i duhet të kërkojë partnerë nga partitë që nuk kanë marrë as 10 për qind të votave, nuk do të jetë lehtë të sigurohen vota të mjaftueshme në Kuvend që do ta mbanin Qeverinë stabile.

Përfolja e mundësisë që Hashim Thaçi të marrë në koalicion AAK’në e Ramush Haradinajt, ka shkaktuar panik te kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, i cili është pretendent të bëhet President i shtetit.

Në një intervistë për Express, Pacolli ka bërë të ditur se nëse Thaçi merr AAK’në në koalicion, atëherë ai nuk do të bëhet partner i tretë i Qeverisë për shkak se nuk do të merrte pushtet të mjaftueshëm. Ai ka thënë se kontributin e tij më të madh do të mund ta jepte nëpërmjet ushtrimit të funksionit të Presidentit.

Ky kushtëzim i Pacollit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shihet si e drejtë demokratike.

Nënkryetari i AAK’së, Naim Maloku e ka krahasuar gjendjen aktuale në Kosovë, sa u përket koalicioneve, me atë të Shqipërisë që ishte vitin e kaluar.

“Në Kosovë është kah bëhet përnjëmend si në Shqipëri. Paramendojeni Ilir Meta i LSI’së më shumë ka ministri sesa që ka deputetë. Kjo siç po duket, do të ndodhë edhe te ne. Pacolli ka të drejtë të vërë kushte pasi gjendja është asisoj. Ai përpiqet tash që të marrë sa më shumë pushtet që mundet”, ka thënë Maloku, të hënën, për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›