Pas GJND-së

Legjitimimi i pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte fitore e pastër, me përmasa mbase edhe të papritura, e Kosovës dhe aleatëve tanë ndaj politikës destruktive të Serbisë. Fitore historike, që hapi dyert e mundësive për ecje shumë më të përshpejtuar dhe më të sigurt në përmbylljen e procesit të vënies së themeleve të shtetit të Kosovës.
Por, kjo ishte javën e kaluar.
Këtë javë kanë nisur lojëra të tjera.
Beogradi gradualisht po këndellet nga goditja e rëndë e GJND-së, duke u përpjekur që vëmendjen e Kosovës ta kthejë nga veriu, ndërsa vëmendjen e botës ta kthejë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku Serbia tani edhe zyrtarisht kërkon rihapjen e negociatave për status.
Brukseli, pas një momenti të lëkundjes, që ka mundur të rezultonte me një ripozicionim më të favorshëm ndaj Kosovës, tashmë i është kthyer politikës së ikjes nga përgjegjësia; me një noshalancë tipike për BE-në, ministrat e 27 vendeve u morën vesh se ende nuk mund të merren vesh, dhe në mungesë akute të unitetit brendaevropian, hedhin topin e përgjegjësisë në fushën e Kosovës: BE-ja tani thotë se shpreson që palët (Prishtina e Beogradi) do të pranojnë ofertën e Brukselit për të qenë ndërmjetës në “dialogun teknik” për të zgjidhur çështjet e hapura (politike?).
Po Prishtina? çfarë bëri Prishtina këtë javë?
Me ministrin Hyseni në New York, në përpjekjen e vetme për të bindur shtetet se GJND-ja do të duhej të hiqte çdo dilemë a ngurrim në lidhje me njohjen e Kosovës, institucionet tona janë zënë në gjumë (sërish), në kohën kur ato do të duhej të jenë aktive në të gjitha anët për të siguruar maksimumin e përfitimit nga momenti i favorshëm.
* * *
Pas festimeve dhe deklaratave pompoze, fitimtare, për fundin e lojës që solli GJND-ja, dhe paralajmërimeve për njohje të shumta që do të vijnë, institucionet dhe politika e Kosovës tani i kthehen injorimit të përgjegjësisë ndaj momentit në të cilin gjendemi (shumica e krerëve të Kosovës, madje, tashmë janë nisur për në det), duke dështuar të bëjnë atë që është dashur ta bënin: ndryshimin e kursit politik dhe ripozicionimin e shtetit në përputhje me opinionin e GJND-së.
Janë një varg çështjesh që është dashur të adresoheshin menjëherë dhe qartë pas shpalljes së opinionit, në mënyrë që Kosova të shfrytëzojë maksimalisht mundësinë që i është dhënë nga opinioni i GJND-së.
Para së gjithash, Kosova është dashur të ripozicionohet përballë Serbisë dhe BE-së. Me legjitimimin e qartë të pavarësisë nga GJND-ja, Prishtina ka pasur (dhe ende ka) argumentin e pakontestueshëm për të diktuar rrjedhën e proceseve përballë Beogradit dhe Brukselit.
Së pari, derisa “dialogu teknik” me Serbinë nuk mund të refuzohet, ai dialog duhet të përkufizohet saktë, agjenda duhet hartuar në Prishtinë, ndërsa çështjet e brendshme, sikur që janë situata në veri dhe të drejtat e komuniteteve, nuk mund të diskutohen me Beogradin – së paku jo derisa ai nuk e njeh edhe zyrtarisht Kosovës si shtet. Për më tepër, me një Serbi e cila ende mban shpresa për rihapje të negociatave për status, nuk duhet biseduar as për çështje të ashtuquajtura teknike.
Po ashtu, Prishtina duhet të insistojë që pjesë formale e palës ndërkombëtare në çdo dialog a proces me Serbinë duhet të jetë edhe Washingtoni, për arsye të qartë: SHBA-ja vazhdimisht ka qenë motori që ka shtyrë përpara proceset në favor të Kosovës, dhe në një BE si kjo që kemi sot do të ishte “vetëvrasje politike” për Prishtinën të pranojë “përjashtimin” e amerikanëve nga loja me Serbinë.
Së dyti, Prishtina ka nevojë të riadresojë marrëdhënien e vet me Bashkimin Evropian. Opinioni i GJND-së, me peshën e tij, do të duhej të jetë argument i mjaftueshëm për të gjithë anëtarët e BE-së se Kosova duhet trajtuar si shtet në procesin integrues, edhe nëse ndonjë nga anëtarët e BE-së insiston të ruajë pozicionin e vet joparimor të refuzimit të njohjes me gjithë opinionin qartësues të GJND-së.
Kjo duhet të vlejë edhe për politikën e “neutralitetit” ndaj statusit. Nëse pavarësia nuk është në kundërshtim me të Drejtën ndërkombëtare, Rezolutën 1244 dhe aktet e tjera të OKB-së, sikur që ka gjykuar GJND-ja, atëherë as BE-ja, EULEX-i (po edhe KFOR-i e NATO-ja), nuk kanë obligim ligjor për të qenë “neutralë” ndaj asaj pavarësie.
Në këtë kontekst nuk mjafton që kryeministri të kërkojë njohje nga pesë vendet e mbetura të BE-së nëpërmjet deklaratave për gazeta apo fjalimeve para ministrave të vet (me presidentin i cili as këtë nuk e ka bërë).
Së treti, Kosova, më në fund, duhet të hartojë strategji konkrete dhe realiste, për të zgjidhur situatën në veri të vendit. Opinioni i GJND-së, në një mënyrë a tjetër, e hap derën për një qasje më të vendosur ndaj veriut të Mitrovicës, e në këtë kontekst nuk është aq me rëndësi nëse zgjidhja do të quhet “autonomi”, “status special”, sa është me rëndësi që zgjidhja nuk duhet negociuar me Beogradin. Palë në çdo marrëveshje që rregullon çështje të brendshme të Kosovës mund të jenë vetëm qytetarët dhe komunitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në përputhje me ligjet e Kosovës. Po ashtu, ndërmjetës mund të jenë vetëm ato instanca e institucione ndërkombëtare që nuk deklarohen “neutrale ndaj statusit”.
Dhe, nëse duam të shkojmë edhe më tutje në saktësimin e strategjisë që na duhet, por nuk e kemi, parakushti themelor për çdo qasje ndaj veriut është që ai – veriu pra – të mos trajtohet si një njësi, një entitet, por ashtu si është: problemi komunës së Mitrovicës veriore (çështje që tashmë është e zgjidhur në mënyrën më të mirë me Pakon e Ahtisaarit) dhe problemet me strukturat paralele dhe ndërhyrjen nga Serbia në tri komuna të tjera në veri të vendit.
Në këtë kontekst mendoj se në vend se BE-ja të jetë ndërmjetëse në proces, ajo duhet të jetë palë, e cila nuk i ka përmbushur obligimet e veta që i ka marrë (shpërbërjen e strukturave paralele dhe zbatimin efektiv të sundimit të ligjit edhe në veri), dhe që tani ose duhet t’i përmbushë ato (pra të vendosë rendin e ligjin në ato pjesë të Kosovës), ose duhet të pranojë se nuk është në gjendje ta bëjë këtë, dhe të kërkojmë një tjetër modalitet të vendosjes së rendit dhe ligjit.
* * *
Opinioni i GJND-së, me gjithë peshën e tij historike e juridike, do të mbetet vetëm një letër me efekte minore, nëse institucionet e Kosovës dhe liderët përgjegjës nuk e ndërrojnë kursin e deritanishëm.
Për të mirën e këtij vendi dhe qytetarëve të tij, deri në shtator, kur mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, liderët e Kosovës duhet t’ua kenë qartësuar të gjithëve, por edhe vetes, se shteti për të cilin GJND-ja ka thënë se është shpallur ligjshëm, edhe ekziston.
çdo gjë tjetër do të jetë në dëm të Kosovës.
agronb@kohaditore.com