Përjashtimi i Islamit, Meta: E pabesueshme pas 21 vitesh pluralizëm
TIRANE - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta e cilësoi të papranueshme mundësinë e përjashtimit të Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
I pyetur gjatë një konference për shtyp për këtë çështje, Meta tha se nuk mund të ketë përjashtime të tilla pas 21-vjetësh pluralizëm.
Sipas Metës, Islami ka kontribut shumëvjeçar në Partinë Socialiste dhe në politikë dhe nuk ka bërë asnjë gabim.
“Kastriot Islami nuk ka bërë ndonjë gabim. Ka shprehur vetëm idetë e tij.”, deklaroi Meta.
Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së, kryetari Edi Rama propozoi përjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar. Pas qëndrimeve kritike dhe në kundërshtim me vendimet politike të grupit, Rama ka marrë shembull votimin e fundit në Kuvend, për kandidaturën e Bujar Leskajt për KLSH-në, ku Islami s’ka marrë pjesë dhe u ka shpjeguar anëtarëve të kryesisë se pikërisht për këtë veprim të pajustifikuar ai duhet të çregjistrohet.
Rama ka ngarkuar kreun e grupit, Gramoz Ruçi që të thërrasë në një “seancë dëgjimore” deputetin Islami për t’i dhënë mundësinë të sqarohet.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kastriot Islami përjashtohet nga grupi parlamentar i PS