Bulqizë, një minator bllokohet 1000 m në thellësi të minierës
BULQIZE - Një minator u bllokua mesditën e sotme në zonën D të minierës së Bulqizës.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se minatori Bajram Dalipi po punonte rreth 1000 metra në thellësi të një miniere private, e cila nuk administrohet nga kompania koncesionare ACR.
Ende nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me shkaqet e bllokimit të minatorit.
Pasi mori sinjalizimin për ngjarjen, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për nxjerrjen e minatorit, fati i të cilit nuk dihet ende.
(er.nu/BalkanWeb)