E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca e Brukselit: Zgjedhjet në Shqipëri të mbahen në mënyrë paqësore, rezultati afron vendin me BE-në

Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, janë test i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe partitë politike shqiptare duhet 

që të bashkëpunojnë më njëra- tjetrën për arritjen e standardeve ndërkombëtare për këtë proces. Është ky mesazhi që ka shpërndarë dje Bashkimi Evropian përmes ambasadores ceke në Tiranë Fialkova, vendi i së cilës mban deri në fund të këtij muaji presidencën e radhës së BE-së. Zgjedhjet janë test për pjekurinë demokratike të vendit dhe presidenca e BE-së, po ndjek me vëmendje këtë proces. Bashkimi Evropian bën thirrje që partitë politike dhe qeveria të punojnë së bashku për arritjen e standardeve në zgjedhje. Të sigurohen zgjedhje paqësore. Zgjedhjet paqësore janë në interes të integrimit të Shqipërisë. Ato do të gjykohen në bazë të standardeve të arritura”, thuhet në deklaratën e bërë dje publike për mediat. 

Për këtë arsye, Bashkimi Evropian i bën apel qeverisë që të punojë për një proces të rregullt zgjedhor. Gjithashtu, u bëhet thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që të tërheqin letërnjoftimet e tyre. Me afrimin e zgjedhjeve janë shtuar edhe apelet e komunitetit ndërkombëtar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Pak ditë më parë Ambasadori Amerikan në Tiranë, John Withers edhe diplomati i Komisionit Evropian në Tiranë Lohan, kanë riapeluar për pajisjen e shqiptarëve me karta si një përgjegjësi e qeverisë për të mos mohuar të drejtën e votimit. Por mbi të gjitha për të garantuar zgjedhje paqësore të cilat të reflektojnë standarde demokratike shqiptare. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›