Pas Pinarit, “ikën” edhe MEICO, qeveria krijon Autoritetin e Kontrollit të Armëve
Qeveria krijon Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve të Armëve. Autoriteti u krijua në kuadrin e direktivave dhe legjislacionit të NATO-s
Pas një bilanci shpërthyes me 26 viktima e mijëra prona të shkatërruara, qeveria më në fund ndërmerr një vendim që i jep formë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), i cili, përveçse do t’i hapë rrugë përfshirjes së sipërrmarjes private në import-eksportin e armatimeve, njëkohësisht do të zbatojë edhe një rregullore standarde të detajuar për pranimin dhe funksionimin e firmave private që do të operojnë në këtë sektor. Vendimi i djeshëm i qeverisë ka përcaktuar se të gjitha subjektet tregtare, fizike dhe juridike, që përmbushin kriteret e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për të kryer import-eksporte, të cilat importojnë në Republikën e Shqipërisë mallra ushtarake, mallra dhe teknologji, me përdorim të dyfishtë, kanë të drejtë të kërkojnë të pajisen, nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, me njërën nga dokumentet ligjore të garancive. Dokumentet e garancisë lëshohen nga AKSHE-ja, në bazë të kërkesave ligjore, për pajisjen me licencë eksporti në fushën e kontrollit të eksporteve të mallrave strategjikë, të një shteti tjetër, nga i cili këto mallra do të eksportohen. Këto dokumente garancie lëshohen nga AKSHE-ja pas kontrolleve dhe verifikimeve të ushtruara nga ky autoritet, bazuar në deklaratën e vetë subjektit, i cili ka nevojë të pajiset me njërën nga këto dokumente ligjore.
Kushtet
”Subjekti, i cili kryen transferime ndërkombëtare mallrash, që kërkon të pajiset me njërën nga dokumentet ligjore të garancisë, objekte të këtij vendimi, paraqet, pranë AKSHE-së një kërkesë, sipas formularit tip, të miratuar nga ky autoritet. Kërkesa duhet të jetë e mbyllur në zarf së bashku me dokumentet përkatëse dhe protokollohet në zyrën e protokollit të AKSHE-së. Dokumentet, që duhet të paraqesë subjekti, fizik a juridik, të nevojshme për pajisjen me njërën nga certifikatat e garancisë objekt i këtij vendimi, përcaktohen nga AKSHE-ja. Në faqen e jashtme të zarfit shënohen adresa e plotë e subjektit, numrat e kontaktit, telefon dhe faks, nënshkrimi dhe vula e tij, adresa e Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe shënimi, si në rastin e dokumenteve për pajisjen me certifikatë ndërkombëtare importi, certifikatë e përdoruesit të fundit, certifikatë shpërndarjeje, certifikatë e deklaratës doganore”, përcaktohet në vendimin e qeverisë. Kërkesa për certifikata objekte të këtij vendimi nuk duhet të përmbajë korrigjime, shtesa, ndryshime. Në rastet kur AKSHE-ja vëren se në formular ka korrigjime, ia kthen dokumentacionin subjektit për të bërë plotësimin e nevojshëm. Dokumentacioni duhet të plotësohet brenda 10 ditëve.
Vendimi
Sipas VKM-së së djeshme, AKSHE-ja u komunikon, me shkresë, subjekteve të përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave, të cilat kanë bërë kërkesë, miratimin ose refuzimin e kërkesës. ”Certifikatat, objekt i këtij vendimi, tërhiqen nga përfaqësuesi ligjor i subjektit ose nga personi i autorizuar me akt noterial për të kryer një veprim të tillë. Certifikatat e garancisë, objekt i këtij vendimi, nuk lejohen të transferohen nga një person, fizik a juridik, te tjetri. Kur një subjekt humbet certifikatat objekt i këtij vendimi, njofton menjëherë zyrtarisht AKSHE-në dhe pajiset me dublikatë, duke plotësuar dokumentet që konsiderohen të nevojshme nga ky autoritet”, - përcaktohet në vendim.
Ligji, cilat janë funksionet bazë të AKSHE-së
AKSHE-ja ka si objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë, me përdorim të dyfishtë, për sigurimin e interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë, mbikëqyrjen e respektimit të angazhimeve të saj në traktatet ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve të dëmtimit në masë dhe sistemet e lëshimit të tyre, transferimin e armëve konvencionale, si dhe për zbatimin e masave që synojnë parandalimin e përdorimit të këtyre mallrave për qëllime të kundërligjshme.
Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve është agjencia që përgjigjet për zbatimin e politikës qeveritare në fushën e kontrollit të veprimtarive me mallra strategjike.
Agjencia siguron, në cilësinë e pikës së kontaktit kombëtar, bashkëpunimin me shtetet e tjera, palë në protokollin e OKB-së, kundër fabrikimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit, pjesëve dhe komponentëve të tyre, si dhe të municioneve.
Regjistron dhe autorizon, sipas rastit, personat fizikë e juridikë, përfshirë edhe autoritetet publike, për kryerjen e veprimtarive me mallra strategjike, licencon veprimtaritë e eksportit, rieksportit, importit dhe çdo lloj tjetër veprimtarie transferuese, me regjim doganor, përfundimtar ose të përkohshëm, ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, veprimtari të ndërmjetësimit (brokerage), asistencën teknike, transferimet e softëareve ose të teknologjive nëpërmjet rrugëve elektronike, nëpërmjet faksit ose telefonit, veprimtari jotregtare, të nxjerrjes ose të hyrjes në regjim përfundimtar, ose të përkohshëm, në/ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të tranzitimit ndërkombëtar dhe të kalimit të mallrave strategjike, administron njoftimet për zhvillimin dhe prodhimin në Republikën e Shqipërisë, të mallrave dhe teknologjive, me përdorim të dyfishtë.
Përgatit dhe publikon raportin vjetor për kontrollin e eksportit të armëve.
Ndërmerr veprimtari për promovimin e interesave të veçanta të Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet me organizatat dhe organizmat ndërkombëtarë të mospërhapjes së armëve dhe të kontrollit të eksporteve të mallrave strategjike.
Jep këshillim të specializuar dhe organizon programe informimi e fushata sensibilizuese për personat fizikë dhe juridikë, përfshirë dhe autoritetet publike, përparimet, objektivat, normat, procedurat dhe kufizimet e regjimit të kontrollit të veprimtarisë me mallrat strategjike.
Përgatit projektin e listave të mallrave strategjike, që i nënshtrohen regjimit të kontrollit, në përputhje me detyrimet dhe angazhimet ndërkombëtare, të marra përsipër nga Republika e Shqipërisë.
26 Mars 2009