Vilanova duartroket lojtarët
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, i ka duartrokitur lojtarët e tij për rikthimin që e bënë ndaj Celticut, edhe pse për një moment ishin në disavantazh prej 0:1.
Golat e Andres Iniestas dhe Jordi Albas në fund të takimit ia siguruan tri pikët e reja ekipit katalunas në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Është mahnitëse se si këta lojtarë nuk ndalen së tentuari deri në fund. Ata kanë fituar tashmë gjithçka, por nuk ndalen assesi. Kemi mundur ta mbyllnim lojën më herët”, deklaroi trajneri spanjoll pas ndeshjes.
Ai e lavdëroi të riun Marc Bartra, i cili luajti si qendërmbrojtës pas lëndimeve me të cilat po përballen katalunasit.