Kriza, dy javë nga Strasburgu. Berisha: Rama të pranojë ofertën
Ne kohen kur mbushen dy jave nga takimi i Strasburgut, kryministri Sali Berisha i beri thirrje edhe njehere lideri socialist edi rama qe te pranoje oferten e mazhorances per zgjidhjen e krizes. “E ftoj zotin Rama që me realizëm, me vështrim dhe analizë realiste në interesat më të mira të partisë që përfaqëson të mos refuzojë ofertën, paketën e ofertës së maxhorancës e cila udhëhiqet fund e krye nga respekti i palëkundur për opozitën, rolin dhe bashkëpunimin me të” tha Berisha.
Njekohesisht shefi i qeverise, Berisha, vleresoi si nje ngjarje historike Samitin e Sarajeves, i cili sipas tij eshte shtytje domethenese per procesin e liberalizimit te vizave dhe integrimin e rajonit te Ballkanit. “Me deklaratën që miratuan i kanë dhënë një mbështetje të re të madhe, një inkurajim të ri të madh shndërrimit në realitet të ëndrrës më të bukur të qytetarëve të vendeve tona, të ëndrrës europiane” tha Berisha.
Bledian Koka
< I mëparshmi