Kapshticë, sekuestrohen 18 kg kanabis. Pranga 58 vjeçarit
Polica kufitare në Kapshticë ka sekuestruar 18 kg e 700 gr lëndë narkotike kanabis sativa të destinuar për tregun grek si dhe ka vënë në pranga një 58 vjeçar që ishte edhe drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë me të cilin po transportohej droga.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Korçës mësohet se i arrestuari është Eftim Ziko banor i qytetit të Pogradecit, i cili po udhëtonte në drejtim të Selanikut dhe në kamionin e tij kishte fshehur një valixhe me drogën e presuar dhe të paketuar në pako 1 kilogramshe.
Operacioni i koduar “Valixhja e kuqe” u mundësua në vendkalimin kufitar pas të dhënave të siguruara më parë nga sektori i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë të rajonit të Korcës.
Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë ka marë goditje të shumta gjatë këtij viti dhe sipas të dhënave zyrtare janë sekuestruar më shumë se 300 kilogram hashash, por dhe rreth 10 kilogram heroinë në operacione të ndryshme të policisë vendore.
Lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe në mënyrë të veçantë ndaj narkotrafikut është vënë në qendër te vëmendjes së forcave të policisë të cilat kanë shtuar kontrollet jo vetëm në kufi por dhe në akset nacionale të qarkut të Korçës për të parandaluar depërtimin e tij në territorin grek.
Albana Cakshiri
< I mëparshmi