Pas Staroves, eshte radha e Dajes
Sulejman Starova arriti te munde Tiranen, ish-ekipin e tij, ne kryeqytet, duke arritur edhe nje sukses personal. Nderkohe, ne ndeshjet e javes se ardhshme, Besa do te luaje ndaj Dinamos, ne kryeqytet. Do te jete nje sfide e ngjashme, pasi edhe trajneri kavajas, Ilir Daja do te kerkoje fitoren ndaj ish-ekipit te tij, te cilen e shpalli kampion vendi gjate sezonit te kaluar, por u shkarkua nga detyra. Tirana, ne fakt ka disa ndeshje qe luhatet ne rezultate, por humbja me Teuten ishte me e renda. Pas fitores 2-1, ndaj Dinamos, ne javen e shtate te kampionatit, Tirana nuk ka mundur dot te zhvilloje asnje ndeshje pozitive, duke arritur vetem nje fitore te veshtire ndaj Lushnjes, ne kryeqytet. Fitorja erdhi pas nje autogoli te Lushnjes. Ne ndeshjet e kaluara, bardheblute, ose kane barazuar, ose kane humbur, perballe kundershtareve. Ne rast se ecuria e rivale te Tiranes do te kishte qene pozitive, atehere situata ne kampin bardheblu mund te ishte e perafert me ate te nje sezoni me pare. Kujtojme gjendjen e veshtire te Partizanit ne kete sezon dhe luhatjet e Dinamos, per shkak se lojtaret e huaj qe solli Dalic nuk jane pershtatur ende.