Shkumbini-Dinamo 0-0, Dinamo barazon ne Peqin
Ne Peqin Dinamo nuk ka mundur dot te shenoje ndaj Shkumbinit, por eshte mjaftuar me nje barazim, qe gjithsesi eshte konsideruar pozitiv nga drejtuesit kryeqytetas. Loja ka qene e barabarte dhe rezultati ishte i drejte, mes dy ekipeve ne fjale. Rastet, me nje mundesi ideale per blute, nuk u shfrytezuan si duhet nga sulmuesit. Blute udhetuan per te arritur nje rezultat pozitiv ne fushen e veshtire te Peqinit, ku perfshihej dhe barazimi, duke pare edhe formen e mire te Shkumbinit. Pas humbjes me Bylisin, ne nje ndeshje me pare jashte fushes se tyre, kampionet ne fuqi e kane pasur te veshtire ta gjejne fitoren jashte. Dinamo synon te mbroje kete vit kuroren e kampiones, por ne javet e fundit loja e saj nuk ka qene bindese dhe kete e vertetojne rezultatet e ndeshjeve jashte. Priten ndryshime, me rihapjen e merkatos se dimrit. Dinamo ka nisur qe tani nga perforcimet, duke shenuar ne liste emrin e Elis Bakajt, aktualisht lojtar i Partizanit dhe i ekipit tone kombetar. Lojtari i mesfushes shihet si nje kercenim serioz per dy ekipet qe kryesojne aktualisht Kategorine Superiore. Me Bakajn ne mesfushe, Dinamo pritet te jete edhe ne e forte, ne pjesen e dyte te gares.