Tirana dhe Partizani, ne nje jave deshperimi
Te shtunen tjeter do te luhet ndeshja e madhe derbi e kryeqytetit, por rivalet jane ne krize
Tirana pritet te analizoje sot humbjen e fundit, me Teuten, per te nxjerre pergjegjesite e duhura, qe kriza te mos thellohet edhe me tej, ne vigjilje te ndeshjes se radhes derbi, ndaj Partizanit. Burime prane stafit te ekipit te Tiranes bejne te ditur se ne fillim te javes, para se te nisin pergatitjet, pritet te behet nje analize e ndeshjeve dhe e lojes se dobet, gje qe i ka kushtuar edhe vendin e pare ne renditje. Bardheblute, ne javet e fundit jane pare te luajne ne menyre konfuze dhe kane pesuar nje renie te dukshme, ne loje. Trajneri i Tiranes fajesoi lojtaret, pas ndeshjes: "Nuk luajne futboll 90 minuta, me deshire per te fituar me cdo kusht. Lojtaret e Tiranes kujtohet ne pjesen e dyte te luajne, kur ne fakt u duhet te permbysin disavantazhin, sepse ne tre javet e fundit pesojne gol, brenda pjeses se pare," - theksoi i deshperuar me humbjen 2-1, qe i shkaktoi Teuta, "timonieri" bardheblu, Zlav Slishkovic. Sipas trajnerit kroato-boshnjak, Slishkovic, "Nje ekip, e fiton ndeshjen dhe ecen ne rrugen e duhur, vetem ne rast se luan 90 minuta, me deshiren e madhe per te arritur qellimin final." Gjithsesi, Tirana pas humbjes se fundit ia ka dorezuar vendin e pare Vllaznise se Shkodres. Kuqeblute, me teper sesa e shohin veten ne krye, jane paksa te surprizuar me dhuraten e fundit te Teutes. Edhe me optimisti ne Shkoder, nuk e priste humbjen e Tiranes, ne "Qemal Stafa", perballe Teutes se Staroves, qe per hir te se vertetes eshte ekipi qe po paraqet futbollin me te mire dhe jo me kot ka pasur rritje, ne javet e fundit. Por, sikurse Tirana vajton humbjen e fundit dhe me keq akoma, te vendit te pare ne klasifikim, rivali i saj historik, Partizani eshte mundur ne Shkoder, 2-1 nga Vllaznia dhe eshte shkeputur tre pike, nga Lushnja. Aktualisht Partizani i trajnerit Shpetim Duro, pavaresisht se edhe ne Shkoder zhvilloi nje ndeshje te mire, nuk ka mundur te ngjitet me lart, ne renditje, dhe mbyll me keqardhje tabelen e klasifikimit.
25 pike
Aktualisht ka Vllaznia dhe eshte e para, dy pike para Tiranes. Ne kuoten e 20 pikeve ndodhet Shkumbini dhe Teuta, ndersa me nje pike me pak renditet Dinamo me Besen e Kavajas. Mbyll klasifikimin ekipi i Partizanit, me tete pike.
Rivaliteti
Vllaznia do te udhetoje javen qe vjen drejt Fierit, per t'u ndeshur me Apolonine. Trajneri Agim Canaj pritet te kete ne kete ndeshje edhe sherbimin e golashenuesit me te mire te ekipit, Viorenin Sinanin. Vetem ne rast fitoreje, Vllaznia do ta kete te sigurt vendin e pare.
Aranit Muraci