E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa fiton paster me Bylisin

Besa - Bylis 3-0

Besa i rikthehet fitores, ne ndeshjen e djeshme, duke mundur thelle ne shtepi, 3-0, Bylisin e Ballshit. Nje fitore me vlera per kavajasit dhe per trajnerin Ilir Daja. Besa e nisi mjaft mire ndeshjen dhe shenoi shpejt, me ane te kapitenit Bekim Kuli. Sulmuesi shenoi ne minuten e tete te ndeshjes, duke zhbllokuar rezultatin. Goli i dha frymemarrje ekipit, ne loje. Pjesa e pare mbyllet me kete rezultat. Ne Pjesen e dyte Besa tregohet me agresive ne loje dhe kembengulja do te shperblehet me nje gol te dyte, te cilin e shenoi 10 minuta me vone kosovari i kavajasve, Haliti. Bylis, pas pesimit te golit te dyte, nuk beri shume perpjekjet, nderkohe kavajasit me ane te sulmuesit vlonjate Abilaliaj shenuan edhe golin e trete ne minuten e 74-et te ndeshjes. Pas pesimit te golit te trete Bylis pranoi humbjen. Besa, me fitoren e djeshme, ka ngjitur shkallet e klasifikimit, duke iu afruar ekipeve kryesuese. Besa synon nje vend ne mes me te mirave te Kategorise Superiore, por ne tre javet e fundit kavajasit paten disa luhatje. Nje jave me vone pritet, ndeshja mes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›