E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Votëbesimit/Berluskoni, Pesha e Fitores

16-12-2010 / Nga Sergio Romano (Corriere della Sera)

Berluskoni ka fituar sigurisht. Do të ishte absurde që ta mohonim dhe të bënim lojëra fjalësh në këtë moment, për mënyrën sesi ai mundi kundërshtarët e tij. Por madhësia  e fitores dhe pasojat e saj duhet të sugjerojnë fituesit një reflektim. Në prag të votimit pozicionet e dy grupeve brenda qendrës së Djathtë, ishin ngushtuar në mënyrë  të konsiderueshme. Askush nuk kishte hequr dorë nga tema e diskutuara, por të gjithë dukeshin se binin dakord që Berluskoni të vazhdonte të qeveriste vendin dhe nevojën e një qeverie tjetër, për përbërjen dhe programin e saj, nga i deritanishmi.
Kontrasti ishte mbi mënyrën për të filluar gjysmën e dytë të legjislaturës. Opozita donte që Berluskoni të jepte dorëheqjen dhe kryeministri refuzonte të përkulej ndaj kësaj kërkese. Problemi nuk ishte formal ose procedural. Dorëheqja, në qoftë se Berluskoni detyrohej të paraqiste, do të kishin lejuar Finin dhe Kasinin të përballeshin me negociatat për formimin e qeverisë së re nga një pozicion fortë. Kryeministri këmbënguli dhe lëshoi një lloj kundër-sulmi dhe shënoi një pikë. Fitorja nuk është e madhe, por humbjen e kundërshtarëve të tij është e padiskutueshme. Fini, në veçanti, duhet të pyes veten nëse prania e saj në krye të Dhomës së ulët nuk ka kontribuar në veprimet e tij më pak të besueshme dhe bindëse.
 Por pika thelbësore, ajo që i intereson me të vërtetë në vendit, është sesi Berluskoni do të përdorë fitoren e tij. Mendoj se Presidenti i Këshillit të Ministrave  ka para tij dy rrugë. Mund të vetëkënaqet me fitoren, duke lënduar të mundurit, të  lë gjërat ashtu siç janë dhe të deklarojë që do të qeverisë deri në fund të mandatit.
Të tre votat e reja pro shumicës nuk i lejojnë të shmangë kurthet e shumta që do të hapet nën këmbët e tij në Dhomën e Ulët dhe në komisione, ku shumica në pjesën më të madhe nuk është. Por do ti  sigurojë një mundësi për të argumentuar se paaftësia e qeverisë është për faj të opozitës dhe të recitojë përballë votuesve, në qoftë se dhe/kur të shpërndajë Parlamentit, si tradhti frikacake ndaj kreu të partisë. Vendi, në qoftë se Berluskoni do të miratonte këtë linjë do të dënohej me shfaqje të tjera të turpshme që kemi parë në muajt e fundit: polemika gjyqësore, fyerje, gallata dhe një pavëmendje të përgjithshme për problemet ekonomike dhe financiare që po kalon vendi. Nëse do të kemi zgjedhje të reja në një klimë të tillë, pavarësisht se kush fiton dhe kush humbet. Italia me siguri do të dalë humbëse.
Mënyra e dytë është rindërtimi i shumicës me një bazë të re. Sot, perspektiva mund të duket e pamundur, por ajo do të bëhet e mundur vetëm nëse Berluskoni do të heqë dorë nga shpërblimet personale, për polemikat kundër gjyqësorit (sa më shumë sulmon gjyqësorin aq më shumë largohet mundësia e një reforme), aspektet e diskutueshme të diplomacisë së tij personale . Nuk janë të mjaftueshme. Në tavolinën e bashkimit duhet  të jetë një ligj i ri zgjedhor. Berluskoni si një realist i cili nuk mund të injorojmë se kodi me të cilën kemi shkuar në votime ka prodhuar rezultate katastrofike, si politike, ashtu dhe në moral. Italianët janë të lodhur duke dërguar “të zgjedhur” e partisë në Parlament dhe duan të kenë të drejtën për të zgjedhur.
Berluskoni ka fituar. Por çdo fitore mund të dëmtohet nga vendime të këqija të ditës së nesërme. I takon atij që një fitore personale ta kthejë në një fitore për vendin.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›