E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas arritjes së marrëveshjes, BE çel dritën jeshile për Kosovën dhe Serbinë

22-04-2013 / Gazeta 55

Komisioni Evropian, miratoi sot propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës atë të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Propozimi u hodh pak orë pasi që Parlamenti i Kosovës miratoi marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sot edhe Qeveria e Serbisë miratoi atë marrëveshje.
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka falënderuar homologët e tij evropian për këtë hap që kanë ndërmarr në raport me Kosovën.
Përmes rrjetit social ai ka shkruar se Kosova do të kryejë të gjitha obligimet e saja që dalin nga “marrëveshja e parë kontraktuale me BE-në, me përkushtim të madh”.
Ndërkaq ministrja kosovare për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se Komisioni Evropian ka gjetur se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtëzimet afat-shkurta që ishin përshkruar në studimin e fizibilitetit.
Të premten Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje që u siguron serbëve në komunat veriore përgjegjësi në fushën e policisë dhe gjyqësisë.
Marrëveshja thuhet se i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›