Maqedoni, Ziadin Sela fiton zyrtarisht komunën e Strugës
Kandidati shqiptar Ziadin Sela nga radhët e PDSH-së, ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale në Strugë, në raundin e tretë të votimeve.
Fitorja e tij u shpall që mbrëmë nga shtabi zgjedhor i kandidatit Ziadin Sela, i cili ka siguruar një epërsi prej 6073 vota kundrejt kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDSH-së në Strugë, Albërim Hoxha informoi se kandidati Ziadin Sela ka fituar 20.728 vota, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski 14.676 vota, pra një epërsi prej 6072 vota.
“Ju jeni ata që e fituat për të tretën herë Grujevskin dhe Cervenkovskin dhe do ti fitonë çdpherë”-përfundoi Sela, dukë thënë se manifestimi kryesor i fitores do të mbahet në Strugë, pas pranimit të detyrës së kryetarit të komunës së Strugës, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. unë si kryetar, duke qënë se kam marrë votën e të gjithë qytetarëve, edhe do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Strugës, duke punuar për të gjithë qytetarët, që Struga të merr vendin që e meriton në hartën e turizmit dhe në hartën e fitoreve si kjo. Shqiptarët e Strugës dolën faqebardhë dhe unë i faleminderoj”, theksoi gjatë festimeve të fitores në Podgorcë, Ziadin Sela, i cili në këtë raund do të jetë kryetari i ri i Strugës.
Në Strugë është zhvilluar një festë madhështore në sheshin e qytetit për fitoren e kandidatit shqiptarë, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ndërkohë një mesazh lidhur me këtë fitore ka dhënë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
“Është interesant se PDSH-ja gjithmonë ka dëshirë ti fitojë betejat e rënda. Unë kam tre arsyet të mëdha për tu gëzuar për këtë fitore: E para është se fituan shqiptarët; së dyti gëzohem që e fitoi Ziadini që e ka dashtë këtë fitore dhe e treat është paksa edhe emocionale, kam dashtë të fitojë Ziadini, sepse ai është nip i Aliriza Llogës, një figure të ndritur të çështjes shqiptare, arsimore, shoqërore e politike”, deklaroi Thaçi.
INA