E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq shton defektet në rrjetin energjetik

Fier

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka shkaktuar shumë defekte në rrjetin shpërndarës së energjisë elektrike për rajonin e Jugut të vendit. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Rajonale OSSH-së së Fierit mësohet se nga Lushnja deri në skajin më jugor të Shqipërisë, koha e keqe ka shënuar ndërprerje të energjisë. Drejtues të kësaj drejtorie kanë shpjeguar për “Shqip” se nuk ka pasur kufizime apo defekte të sistemit qendror shpërndarës, por defektet kanë qenë të shumta në rrjetin e zonave të veçanta”. Mësohet se në disa fshatra të Fierit, në Mallakastër, Tepelenë, Gjirokastër dhe Sarandë energjia ka munguar natën e së dielës dhe ditën e hënë për shkak të defekteve në pjesë të veçanta të rrjetit. Drejtoria Rajonale e OSSH-së ka mbajtur në kontakt të vazhdueshëm të gjitha zonat në Jug të vendit dhe me gjithë angazhimin e brigadave të elektricistëve, energjia nuk është garantuar për të gjithë zonën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›