Prokuroria nis verifikimin e tenderit te KQZ per deshtimin elektronik te votave
Task-forca e Prokurorise se kryeqytetit nis hetimet për dështimin e tenderit të numërimit elektoronik të fletëve të votimit dhe sistemin e verifikimit të kartave të identitetit në qarkun e Tiranës.
Ky verifikim, ka nisur vetëm pak ditë pasi nën sekretari për çeshtje zgjedhore në selinë roze, ish-prokurori Koli Bele ka dorezuar kallezimin penal ndaj kryetares se KQZ-se, znj.Lefteri Lleshi.
Sipas prokurorisë, po verifikohen të gjitha fazat, që nga hapja e tenderit, shpallja e fituesit, përpilimi I kontratës e deri te dështimi i këtij projekti, si në qarkun e Fierit edhe në atë të Tiranës.
Për prokurorin, hetimet janë fokusuar tek parashikimi I kushteve të kontratës mes kompanisë fituese dhe KQZ-se…pasi zyra juridike duhet të specifikonte të gjitha rastet e mundshme të detyrimeve financiare në rastet e dështimit të projkektit…
Sipas kallëzimit, dështimi i tenderitr për numërimin e fletve të votimit dhe verifikimin e kartave të identitetit, i ka kushtuar shtetit shqiptar një dëm prej mbi 2 milion euro,.
Nga ana tjetër zyrtarë të KQZ-së, patën deklaruar se dështimi I projektit nuk është bërë për fajin e kompanisë fituese, por për shkak të subjekteve politike. Partite politike, sipas KQZ-së, nuk pranuan ndryshimin e formatit të fletës së votimit, duke bere të pamundur teknikisht leximin e votës për shkak edhe të rritjes së përmasave të fletës së votimit.