Formulari A2 publikohet ne mes te korrikut
Per te gjithe te rinjte qe deshirojne te ndjekin universitetin Ministria e Arsimit do te publikoje ne mes te korrikut formularin A2. Ne Ministrinë e Arsimit thonë se edhe cilesia e maturanteve eshte rritur kete vit.
Te gjithë ata te rinj qe duan te nisin universitetin përpara se te përzgjedhin programet e studimit duhet te njihen me numrin e pranimeve ne degën e parapëlqyer, piket e fituesit te fundit per vitin e shkuar dhe me pas te përllogarisin piket e tyre. Kështu shanset për te nisur fakultetin janë me te mëdha.
Vihet re nje rritje e cilësisë se maturanteve krahasuar me një vit me pare. Kjo pasi analizon rezultatet e provimeve. 15 % e gjimnazisteve ne testin e matematikes janë vlerësuar me notat 9 dhe 10 dhe 5% kane rezultuar mbetës.
Per nivel me te larte flet provimi i Letersise. Ndersa rezultatet e testit te lendeve me zgjedhje pritet te dalin me 10 korrik. Menjëherë pas tyre maturantet do te nisin plotësimin e formularit A2.