E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferri i udhëtimit me kortezhin e përmortshëm të transportit urban në Tiranë

autobus-1-vapeTiranë- Të udhëtosh me autobuzët e linjave urbvane në Tiranë është një ferr i vërtetë këto ditë të nxehta vere. Sipas porosisë së pronarëve, shoferët kujdesen që të ecin me shpejtësinë e një kortezhi të përmortshëm në mënyrë që në stacion të mblidhen sa më shumë nejrëz. Ndaj dhe të udhëtosh me autobus është më e vështirë së të ecësh me këmbë. Por nuk mjafton vetëm kjo.

Për të kursyer karburant, shoferët, sërish me porosinë e pronarëve, nuk i ndezin kondicionerët. Dhe (ata që se kanë provuar) e mendoni se cfarë ndodh. Një orë për të shkuar në destinacion dhe njerëz që ngjeshën pas njëri tjetrit në këtë temperaturë vrastare.

Pas ankesave të shumta të qytetarëve, ZMK (Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve) i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me disa kërkesa:

1.      Kontroll për përdorimin e sistemit të ajrimit në linjat e transportit qytetës

2.      Kontroll për kushtet e higjenës në linjat e transportit qytetës

3.      Publikim në çdo autobuz në linjat e transportit qytetës të kushteve kontraktuale me Bashkinë që kanë kompanitë përkatëse dhe një nr telefoni të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Bashkisë Tiranë

Në një letër drejtuar personalisht kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, drejtuesi i ZMK, Altin Goxhaj, shkruan:

I nderuar Zoti Kryetar

Duke përfituar nga rasti për tJu uruar për zgjedhjen Tuaj në krye të Partisë Demokratike, po Ju paraqes këtë ankesë në emër të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve në lidhje më standardet e shërbimit të transportit qytetës në Qytetin e Tiranës që menaxhohet nga kompanitë që kanë kontratë me Bashkinë Tiranë për ofrimin e këtij shërbimi.

Nga monitorimi i kryer nga dita e Hënë deri të Mërkurën, dt. 22-24 Korrik 2013, rezultoi se në disa Linja si ajo e:

Linjës Qendër Uzinës së Autotraktorëve,

Linja e Porcelanit,

Linja e Tufinës,

Linja e Institutit Bujqësor,

Linja e Saukut, etj nuk ndezin kondicionerët sidomos në këto ditë të nxehta vere dukë i detyruar udhëtarët që të qëndrojnë në kushte shumë të këqia dhe duke rrezikuar dhe dëmtuar shëndetin e tyre. Këtë shërbim e përdorin në mënyrë të përditshme pensionistë, gra shtatzëna, njerëz të sëmurë që kanë nevojë për kushte ndërkohë që ky problem thellohet edhe nga mosrespektimi i orareve të linjave të cilat mbushen tej kapacitetit të tyre normal duke e bërë të padurueshme hypjen në autobus për shumë persona që kanë nevojë të lëvizin në destinacione të relativisht të largëta në qytet apo që e kanë të pamundur të udhëtojnë normalisht. Ndërkohë për arsye të menaxhimit të organizuar shpesh autobuzët me qëllim maksimalizimin e fitimit ecin në mënyrë shumë të ngadaltë duke e bërë transportin urban më pak komodin e mundshëm dhe duke e përzgjatur në mënyrë artificiale kohën e vuajtjes së konsumatorëve në këtë shërbim që në vend që të jetë komod është kthyer në një vuajtje dhe torturë për shumë qytetarë.

Gjithashtu kemi pakënaqësi të ardhura nga qytetarë të ndryshëm për kushte të rënduara higjenike të cilat mund të bëhen burim infeksionesh në këtë stinë por edhe ulin shumë standardin e rritur të shërbimit të transportit qytetës këto 2 vjet.

Një rast i një ankese të veçantë por e pamundur për tu verifikuar nga ZMK ka ardhur nga një qytetar i cili pretendon që sistemi i ajrimit të linjës së unazës mund të jetë i instaluar me materiale të papërshtatshëm për kushtet e sigurisë së produkteve sipas legjislacionit shqiptar dhe për këtë kërkojmë një verifikim të të gjithë autobuzëve pasi pretendimi është veç për një pjesë të tyre.

Për këtë arsye ne kërkojmë që urgjentisht të verifikohet në terren gjëndja e transportit në mënyrë të përditshme nga stafi i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Bashkisë Tiranë në mënyrë të panjoftuar dhe në orët e pikut.

Duke qenë se të gjitha kompanitë kanë një kontratë shërbimi me Bashkinë Tiranë ne kërkojmë që kushtet e kësaj kontrate të publikohen në formën e një posteri në çdo mjet transporti në mënyrë që qytetarët të kenë të drejtë të njihen me standardet e këtij shërbimi dhe të kenë të drejtë që ti kërkojnë llogari personelit në shërbim të këtyre kompanive. Kërkojmë gjithashtu që në çdo mjet transporti të publikohet nr i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve në mënyrë që të në çdo moment qytetarët të kenë ku të ankohen kur shohin standardin bashkiak të paplotësuar nga kompanitë.

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve është në pritje të përmirësimit të gjëndjes dhe të masave të Bashkisë Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›