Pas dy muajsh, MASH: Shkolla fillon në 12 shtator
Viti shkollor do të startojë më 12 shtator. Drejtori i Arsimit Parauniveristar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, bëri të ditur detajet dhe etapat në të cilat do të kalojë sezoni i ri arsimor. Ndërsa nxënësit dhe mësuesit janë duke menduar tashmë për pushimet, ata kanë me shumë se 2 muaj kohë për tu përgatitur për fillimin e shkollës. Vejsiu bëri të ditur edhe pauzat që do të kenë në dispozicion mësuesit dhe nxënësit përgjatë 2012-tës, deri në përfundim të mësimit në datën 6 dhe 13 qershor sipas dy sistemeve.
Kur kanë përfunduar të gjitha sfidat për maturantët, dhe procesi i maturës shtetërore është drejt finalizimit, aurotitetet arsimore bëjnë bilancin e mbarëvajtjes dhe problemeve.
Teksa në maturën e 2011-tës, maturantët kopjuan masivisht, dhe pati mungesa të mirëadministrimit, ata të 2012-tës, pritet të kenë rregulla më të forta. Fatmir Vejsiu, drejtori i arsimit parauniveristar në Ministrinë e Arsimit, thotë se për maturën e ardhshme duhet një menaxhim më i mirë dhe provimet do të zhvillohen në auditoret universitare. Sipas kalendarit, provimet e lirimit do të kryhen në 7-22 qershor, ndërsa provimet e maturës 22-30 qershor 2012.