Plazhi në Velipojë, çmimet të papërballueshme

Në plazhin e Velipojës, perveç kushteve që ofrohen nga operatorët turistikë për pushuesit, duket se këtë vit nuk ka pasur ndryshime te çmimeve. Sipas pushuesve, në plazhin e Velipojës, pushimet jane mëse të perballueshme, nderkohë që edhe tregtarët e kanë përdorur sezonin turistik per të rritur çmimet, jo te vetem të hotelerisë por edhe produkteve të perditshme.
Sipas banorëve, çdo gjë është e perballueshme. Por ka nga ato turistë të cilët deklarojnë se çmimet, janë kthyer ne të papërballueshme si pasojë e krizës ekonomike të vendit.
Pavaresisht këtyre faktoreve, duket se sezoni turistik ne Velipojë, nuk është i rrezikuar, pasi nga dita në dite, me afrimin e pikut të sezonit, numri i turistëve sa vjen dhe rritet duke iu permbajtur edhe parashikimeve të operatorëve turistikë.