E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Semanit, jashtë vëmëndjes së duhur

“Plazhi i Semanit është i këndshëm dhe i veçantë, por vëmëndja për sistemimin e tij, nuk është në nivelin e duhur". Kështu janë shprehur pushuesit që frekuentojnë këtë plazh në Fier. Ata kërkojnë kushte më të mira, sidomos për pastrimin e bregdetit të kësaj zone turistike, pasi situata aktuale lë për të dëshiruar.

Sipërfaqja e rërës nuk është pastruar nga instancat përkatëse, ndërsa kufiri ndahet me zonën e privatizuar, ku paraqitet një tjetër panoramë. Edhe rruga që të çon në këtë plazh, është tejet e amortizuar, duke penguar pushuesit dhe vizitorët që udhëtojnë më automjetet e tyre private.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›